Lajme
21.8.2022 06:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në intervistë për “Alsat” tha se tani më hymë në fazë në të cilën duhet që paralelisht ta çojmë skriningun dhe të punohet në mënyrë intensive në ndryshimet kushtetuese në periudhën e ardhshme.
Mendoj që deri në përfundimin e skriningut ka shanse të mira ti kompletojmë ndryshimet ligjore me një pyetje të thjeshtë për çdo deputet, sepse kjo është dilema që do të rregullohet para çdo deputeti: A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE apo jo? Është pyetje thelbësore në të cilën duhet përgjigje, thotë Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se sipas Qeverisë përbërja e ndryshimeve kushtetuese nuk është problematike, sepse bëhet fjalë për diçka që e kemi në Kushtetutë për më shumë bashkësi dhe për shtimin e disa bashkësive, mes të cilave ajo bullgare, nuk e shohin si problem thelbësor, përkundrazi për Mariçiq vetëm mund të pasurohet Kushtetuta jonë dhe mjedisi jonë shoqëror.
-Ne që nga viti 1991, nga pavarësia jemi përcaktuar për BE dhe NATO, tani më jemi anëtar i NATO-s rruga jonë është drejtë BE-së. I fillojmë negociatat a do të vazhdojmë dhe do ti përfundojmë me sukses varet vetëm nga ne. Për këtë arsye është e rëndësishme që çdo deputet ta ketë parasysh kur do ta sjell vendimin.
Mariçiq në intervistë publikoi edhe procesin e skriningut dhe deklaroi se skriningu sipas kalendarit të prezantuar fillon me 15 shtator, ndërkaq deri në fund të këtij muaji do ta paraqes strukturën negociuese.
-Do të jetë shumë intensive, çdo kapitull do të zgjas disa ditë, varësisht sa është voluminoz. Është e rëndësishme se gjithë duhet ti ndjekim prezantimet me vëmendje dhe të marrim pjesë në mënyrë aktive sepse kjo do të jetë bazë për paraqitjen ose vendosjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen e mëtejshme të kapitujve, tha Mariçiq në intervistë.
Mariçiq shtoi se ky proces mobilizon administratën maqedonase dhe e njëjta është shumë e rëndësishme, sepse duhet të na jep pasqyrimin deri ku jemi me harmonizimin e legjislaturës evropiane, çka tjetër duhet bërë, po edhe si në praktikë të zbatohen më lehtë dhe më shpejtë këto rregulla.
Pyetjes se hapja dhe mbyllja e klasterëve a do të jetë i thjeshtë dhe cilat klastere priten të jenë më të vështira,
Zëvendëskryeministri Mariçiq më i rëndësishëm është ai me peshë më të madhe, e vendosur prej vetë metodologjisë së re të negociatave është klasteri “Vlerat themelore” i cili hapet i pari dhe i fundit mbyllet dhe mbetet i hapur gjatë gjithë procesit negociues, por ka edhe klastrë tjerë që nuk janë më pak të vështira dhe më pak të rëndësishme, duke e potencuar Klasterin “Tregu i brendshëm si më voluminoz.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se krahas përgatitjeve për skriningun, paralelisht dhe pa ndërprerje punohet në përkthimin e legjislaturës evropiane dhe se edhe këtë vit pritet të mbahet rritmi i njëjtë i vitit të kaluar, kur u përkthyen më shumë se 17 mijë faqe.