Lajme
21.8.2022 05:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në intervistën e sotme për “Alsat” tha se skriningu praktikisht paraqet një mënyrë të mobilizohet administrata dhe se tani më po punohet në përfundimin e strukturës negociuese me të gjitha aktet dhe emërimet e duhura.
-Pres që deri në fund të këtij muaji ta prezantoj, në një periudhë më intensive deri me 15 shtator të gjithë ministrive, gjitha institucioneve iu shpjeguam saktësisht cili është roli i tyre në skrining dhe deri me 15 shtator të fillojmë me këtë proces. Do të jetë shumë intensiv, çdo kapitull do të zgjas disa ditë, varësisht nga ajo sa voluminoz është. Është e rëndësishme me kujdes ti ndjekim prezantimet dhe të marrim pjesë në mënyrë aktive në to sepse do të jetë bazë për paraqitjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen mëtejshme të kapitujve, tha Mariçiq në intervistë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shpjegoi se procesi i skriningut do të zhvillohet në dy faza dhe i cili do të fillojë me 15 shtator dhe sipas kalendarit të përcaktuar pritet të vazhdojë deri me nëntor të vitit 2023.
-Pas përfundimit të skriningut shpjegues, pason skriningu bilateral, ku janë të përfshirë jo vetëm Komisioni Evropian, ne she Shqipëria, por edhe vendet anëtare të BE-së, ku të gjithë ata do ti shpalosin pikëpamjet e tyre për harmonizimin tonë në të gjitha pjesët në ti gjitha klasteret dhe kapitujt. Ky proces është i rëndësishëm për administratë sepse duhet të na jep pasqyrimin se deri ku jemi me harmonizimin e legjislaturës evropiane, çka tjetër duhet të bëjmë, por edhe si në praktikë të zbatohen më lehtë dhe më mirë ata rregulla, theksoi Mariçiq.
Pyetjes se hapja dhe mbyllja e klasterëve a do të jetë i thjeshtë dhe cilat klastere priten të jenë më të vështira, Zëvendëskryeministri Mariçiq shpjegoi se çdo kapitull dhe çdo klaster ka rëndësinë saj në integrimin e vendit në BE, duke potencuar Klasterin “Vlerat themelore” si më i rëndësishëm me peshë më të madhe, kurse Klasteri “Tregu i brendshëm si më voluminoz, sepse duhet sistemin tonë praktikisht ta integrojmë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian.
-Gjithsesi i rëndësishëm dhe me peshë më të madhe e vendosur me vetë metodologjinë e re të negociatave, është klasteri i Vlerave themelore, i cili i pari hapet dhe i fundit mbyllet dhe mbetet i hapur gjatë gjithë rrjedhës së negociatave. Megjithatë ka klastere tjera të cilat nuk janë më pak të veshtia dhe më pak të rëndësishme, theksoi Mariçiq, duke shtuar se tani kemi harmonizim të mirë në numër të madh të klasterëve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se krahas skriningjeve të përgatitura, në mënyrë paralele dhe pa ndërprerje punohet edhe në përkthimin e legjislaturës evropiane dhe se këtë vit pritet të mbahet ritmi i vitit të kaluar, ku u përkthyen më shumë se 17 mijë faqe.
-Kjo është detyrë e rëndësishme, proces i rëndësishëm. I kushtojmë rëndësi të veçantë dhe planifikojmë ta përforcojmë me më shumë njerëz sektorin e përkthimit këtu në Sekretariatin për Çështje Evropiane, por gjithashtu edhe së bashku me universitetet, fakultetet dhe firmat e përkthimit, të ndërtojmë një gjeneratë të re të përkthyesve e cila duhet të punojë në institucionet evropiane dhe të merret me përkthim në bazë ditore, sepse gjuha maqedonase do të jetë njëra nga gjuhët zyrtare të BE-së. Që e gjithë kjo të funksionojë në mënyrë të duhur është që të kemi njerëz që punojnë në përkthim, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.