Lajme
18.8.2022 05:35
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kryesoi delegacionin Qeveritar të përbërë nga Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili me rastin e Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut vendosën kurora me lule te freskëta në varrezat e Partizanëve në Butel, dhe në varrezat e Gjeneralit Mihajlo Apostoloski dhe presidentëve të ndjerë të vendit dhe komandantëve suprem të armatës Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.
-Veprat e dhe angazhimet e tyre janë amaneti ynë dhe na obligojnë të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin tonë në paqe, duke ndërtuar një Maqedoni të Veriut të prosperuar, me një të ardhme evropiane në të cilën të gjithë ne do të jemi krenar, qëndron në fejsbuk statusin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Mariçiq uroi Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i falënderuar pjesëtarët e Armatës për përkushtimin e tyre në kryerjen e të gjitha detyrave të caktuara, pr angazhimin profesional në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurinë e vendit tonë, duke potencuar se më e rëndësishme është se Maqedonia e Veriut ka garantuar paqe, stabilitet dhe siguri.
-Pas 30 viteve zhvillim dhe sfida, sot Armata është me strukturë moderne dhe të aftë që me sukses dhe vlerësim të lartë i dha të gjitha provimet të cilat iu vendosën në procesin e integrimeve euro-atlantike. Sot Armata e maqedonase në mënyrë të barabartë mund të bartet me forcat e armatosura bashkëkohore dhe partnerët e aleancës më të fuqishme ushtarake – NATO, qendrën në urimin e Mariçiqit.
Sipas Zëvendëskryeministrit dita e sotme është edhe mundësi ti rikujtojmë të gjithë ata të cilët në periudha të ndryshëm, vënë jetët në altarin e lirisë, i vendosën themelet e shtetësisë maqedonase.
Krahas delegacionit qeveritar, kurora dhe lule të freskëta në varrezat e partizanëve në Butel, dhe në varrezat e Gjeneral Mihajlo Apostoloski dhe presidentëve të ndjerë të vendit dhe komandantëve suprem të Armatës Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, vendosën dhe delegacioni i Kuvendit, ministria e mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Unioni i luftëtarëve si dhe delegacioni i kabinetit të Kryetarit të mëparshëm Ivanov.