Lajme
17.8.2022 02:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp prezantoi shfrytëzimin e fondeve të BE-së, Kornizën investuese me mjetet evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe çka planifikohet me konceptin e ri IPA3 për periudhën 2021-2027, duke potencuar se gjithnjë e më mirë i shfrytëzojmë fondet e Bashkimit Evropian.
Maqedonia e Veriut mori pjesë në të gjitha 28 thirrjet për ndihmë teknike të cilët deri më tani u publikuan dhe në të gjitha shtatë thirrje për grante investuese. Njëkohësisht u aprovuan 43 grante me vlerë prej 2,6 miliardë euro, për vlerë të përgjithshme të investimeve nga 421.4 milion euro, të plotësuar me kredi rreth 600 milion euro. Nëse kjo vlerë pjesëtohet me numrin e popullsisë vijmë deri rreth 230 euro për kokë banori, që e vendos vendin tonë në vend të dytë sipas shfrytëzimit të mjeteve evropiane të fondit investues për Ballkanin Perëndimor, menjëherë pas Malit të Zi, tha Zëvendëskryeministri she koordinuesi Nacional i IPA-s, Mariçiq.
Sipas tij, vetëm me shfrytëzim maksimal të parave evropiane do të mund t vazhdojmë me proces të përshpejtuar të reformave të cilët janë të domosdoshëm në procesin e hapërimit drejt anëtarësimit në Union, dhe e gjithë kjo për një qëllim – jetë më të fuqishme dhe më të mirë për qytetarët.
-Në fund të korrikut 2022, Bashkimi Evropian aprovoi projektet e para për zbatimin e Planit Ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor. Ne aplikuam me katër projekte investuese dhe morëm mbështetje për çdo nivel me vlerë prej 225,6 milion euro.
Të aprovuar janë: Projekti për ndërtimin e hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kuadër të Korridorit 8, sekcioni Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, grant i ndarë në vlerë prej 149.2 milion euro, projekti për blerjen e pajisjeve për Osllomej 1 –Stacioni fotovoltoaik u nda grant për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 1.6 milion euro, projekti për blerjen e pajisjeve për Oslomej 2 dhe Manastir centralin fotovoltiake u nda grant me vlerë prej 5 milion euro dhe projekti për ndërtimin e stacionit impiantit për ujëra të zeza në Shkup u nda grant me lartësi prej 68.8 milion euro, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se me fillimin e skriningut, kurse më shumë me hapjen a kapitujve, qytetarët do ta vlerësojnë progresin e vendit pikërisht me implementimin e standardeve evropiane në të gjitha sferat e shoqërisë po ashtu informoi se në fillim të vitit 2023 do të kemi ofensivë të investimeve të reja.
-Në thirrjen e aktuale për grante investuese, Maqedonia e Veriut merr pjesë me tre projekte të reja me vlerë të përgjithshme prej 53 milion 15 mijë e 968 euro edhe atë: Dy projekte nga sfera e energjetikës, edhe atë rinovim i gjashtë hidrocentraleve dhe ndërtim i parqeve të erës në Bogdancë dhe një në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ndërtimin e qendrave rajonale për mbetje të forta në Pollog, Pellagoni, Vardar, në rajonin Jugperëndimor dhe Juglindor, tha Mariçiq, duke shtuar se në bashkëpunim me Bankën zhvillimore Gjermane do të punohet në efikasitet energjetik në të gjitha shtëpitë studentore në pronë të shtetit.
Në konferencë për shtyp Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq, foli edhe për konceptin e ri të BE-së për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, IPA III, për të cilën tani më u përgatit përgjigje Strategjike për shfrytëzimin e këtij Programi për periudhë 2021-2027. E njëjta për vitin 2023 është në fazën e parë të aprovimit respektivisht në korrik të vitit 2022 u dorëzuar dosie aksionare ndërkaq parasheh BE financim prej 68 milion euro, për të cilat në mënyrë shtesë do të sigurohet ko-financim nacional.
Në mënyrë shtesë Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s Mariçiq informoi se Komisioni Evropian miratoi edhe programin IPARD3 në të cilën janë ndarë 97 milion euro, mjete evropiane të cilët do të shfrytëzohen për mbështetje të investimeve në mekanizmin e ri bujqësor, ndërtimin e turizmit rural, mbështetje për biznese të vogla në mjedise rurale dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale.
-Qeveria tregoi se ka vullnet politik për çështjet më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të procesit të aderimit në BE. Marrim përgjegjësi dhe në plane të përgatisim sa më mirë që është e mundur dhe me ndihmën e fondeve të BE-së, të vazhdojmë me harmonizimin dhe standardet e BE-së, potencoi në konferencën e sotme për shtyp Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.