Lajme
21.7.2022 02:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte fjalën e tij para publikut përmes konferencës për shtyp në të cilën shpjegoi procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
-Deri më tani hapat e marra nga Maqedonia e Veriut janë bazë e fortë për menaxhim më të mirë me sfidat që do të vijnë më tej në proces, tani kur kalojmë në fazën tjetër të negociatave tona aderuese. Pas konferencës ndërqeveritare kemi mbledhje që do ta shënon fillimin e fazës së skriningut, tha Mariçiq, duke shtuar se skriningu është prezantim analitik të gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union lidhur me shkallën e tij të harmonizimit me të drejtën e BE-së.
-Do thuaja, operacionin formal dhe teknik që bën Komisioni Evropian, që është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm që të kemi pasqyrim për atë se ku ndodhemi dhe çka duhet bërë gjatë viteve që pasojnë, kurse me qëllim që të bëhemi vend i barabartë anëtar të Unionit, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe potencoi se skriningu do të përbëhet nga dy faza edhe atë ai shpjegues, ku Komisioni Evropian i vendit kandidat ia prezanton aktet kryesore ligjore për çdo kapitull dhe skriningun bilateral, ku Maqedonia e Veriut do ta prezantoj shkallën e harmonizimit të legjislaturës nacionale në përputhje me aktet e prezantuara të BE-së gjatë kohës së takimeve shpjeguese, kapaciteteve institucionale dhe zbatimit të ligjeve.
-Procesi i skriningut, edhe pse konsiderohet si operacion teknik, duket ta shohim si element thelbësor të negociatave aderuese, sepse na pasqyrojnë për gjithçka që duhet bërë gjatë viteve që pasojnë me qëllim të zbatimit të reformave nga agjenda e BE-së. Këtu mendoj në harmonizimin e të drejtës dhe standardeve evropiane, por edhe në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe zbatimin efikas të harmonizimit të legjislaturës, shpjegoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Maqedonia e Veriut kaloi procesin shpjegues (skrining) takime në periudhën 2018-2019 për 33 kapituj, para publikimit të Metodologjisë së re, ndërkaq në këtë periudhë Komisioni Evropian prezantoi më shumë se 8000 akte të BE-së përpara 2000 nëpunësve tanë shtetëror. Në bazë të kësaj përvoje, administrata është e gatshme për azhurnim më të lehtë të legjislaturës së BE-së.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se Metodologjia e re për negociata aderuese në vitin 2020, skriningu do të rrjedhë në nivel të klasterëve, pas pikëreferimit të klasifikimeve për hapje (nëse ka), kurse mbyllja do të jetë në nivel të kapitujve pas përmbushjes së pikëreferimeve për mbyllje.
-Me mbylljen e të gjitha kapitujve në një klaster do të mbyllet edhe Klaster pa kushte të tjera shtesë. Në bazë të skriningut bilateral, Komisioni përgatit raport për skriningun (screening report) dhe e prezanton atë në Këshillin që vendos për fillimin e negociatave, me rekomandimin e Komisionit, shtoi Mariçiq.