Lajme
19.7.2022 07:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Bruksel në takimin e sotëm për hapjen e skriningut përshëndeti vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke shprehur kënaqësinë e rezultateve të arritura deri m tani në procesin euro-integrues.
-Përfundimisht hymë në fazën e fundit të rrugës tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE! Ky është moment që presim më shumë se dy dekada, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke rikujtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia e saj nga viti 1991, qartë dhe pa hamendje theksoi përcaktimin e saj strategjik për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE.
-Në të gjitha vitet e kaluara në dhomën e pritjes pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe 17 vite si vend-kandidat, asnjëherë nuk hoqëm dorë nga përforcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe administratës tonë, transponimi e së drejtës së BE-së, në drejtim të ndërtimit të dosjes pozitive të vendit, e pranuar nga Komisioni, theksoi Mariçiq.
Sipas tij, hapat që i mori Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë bazë e fortë për menaxhim më të mirë me sfidat që do të vijnë më tej në proces, kur vendet kalojnë në fazën tjetër të negociatave aderuese.
-Rrugëtimin që së bashku e filluam sot nuk do të jetë i lehtë. Procesi i aderimit kërkon angazhim të plotë, por e dimë që nuk do të jemi vetëm në këtë rrugë. Konsiderojmë në mbështetjen e Komisionit dhe shërbimeve të saja, si partnerë tonë që do të japin kahje dhe këshilla për procesin, përfundoi në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.