Lajme
19.7.2022 07:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në fjalën e tij në takimin për hapjen e skriningut foli për sfidat dhe pritjet nga Metodologjia e re në periudhën që pason, dhe potencoi se beson se Metodologjia e re, do të jep nxitje të re për negociatat aderuese de do ta konfirmojë përkushtimin e Unionit drejt politikës së zgjerimit së bashku me angazhimet e dhëna në agjendën e Selanikut dhe deklaratat pasuese nga Sofja, Zagrebi dhe Brdo.
-Presim që Metodologjia e re të tregojë dhe dëshmojë në vepër qëllimin e saj kryesor – dinamizimin e negociatave aderuese, transformimin e shpejtë dhe të pakthyeshëm të shoqërive tona në përgjithësi demokraci funksionale dhe të barabarta me anëtarët e Unionit, konvergjencë të ekonomive tona dhe uljen e dallimeve në krahasim me atë të vendeve-anëtare të BE-së, në nivel rajonal dhe shtetëror, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq është i bindur se në bazë të leksioneve të marra, këtë herë do të jetë më lehtë që administrata të përgatitet për azhurnimin e legjislaturës evropiane (Aquis communitaure), edhe pse mendon që është sfidë që do të duhet të punohet paralelisht në skriningun bilateral.
-Si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane së bashku me institucionin tim, Sekretariatin për Çështje Evropiane si trup kryesor koordinues për procesin negociues në Maqedoninë e Veriut, do ti kahësojmë përpjekjet tona në sigurimin e rrjedhës së lirë të procesit në të gjitha aspektet e saja përmes mobilizimit të administratës sepse ajo konsiderohet si shtyllë e këtij procesi. Në javët e ardhshme do ta finalizojmë revidimin e akteve për strukturën negociuese nga viti 2019 dhe do ta operacionalizojmë atë, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sa i përket mbështetjes së reformave lidhur me agjendën evropiane, Mariçiq njoftoi për përforcim shtesë të kapaciteteve për absorbimin e IPA fondeve në dispozicion, si dhe ndihmën tjetër bilaterale zhvillimore.
-Vendosem qëllim ambicioz të jemi të gatshëm të përfshihemi në Union deri n[ vitin 2030, duke shpresuar se edhe BE do të jetë e gatshme të na pret, duke vepruar si katalizator në këtë rrugë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.