Lajme
20.7.2022 05:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në deklaratën e tij për “Alsat M” tha se vendi sipas analizave të tyre, ka 45% harmonizim me pjesën e legjislaturës dhe deri sa vazhdon kjo dinamikë mendon qe rritmi do të jetë më i shpejtë se i Serbisë dhe Malit të Zi të cilët negociojnë tami në 10 vite.
Në pyetjen se a filloi zyrtarisht skriningu me mbledhjen e djeshme e cial u mbajt në Bruksel, së bashku me delegacionin e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq tha se dje zyrtarisht filloi procesi i skriningut, ndërkaq në mbledhje u hap nga ana e Eurokomisionerit Varheji, u sqaruan se cilat janë hapat që pasojnë, për çka duhet ne të përgatitemi dhe u shpërnda kalendari për aktivitetet tona të radhës.
-Praktikisht kah mesi i shtatorit fillon skriningu i Klasterëve dhe i Kapitujve. Fillimisht në fazën e parë do të vazhdojmë me plotësimin e skriningut shpjegues, ku Komisioni Evropian neve do të na paraqet se çka duhet të harmonizojmë deri në anëtarësim, dhe pas saj edhe bilateralin kur do të kyçen vendet anëtare me gjetjet dhe këndvështrimet e tyre dhe në bazë të kësaj, kjo do të zgjas diku rreth 14-16 muaj, dhe deri në këtë periudhë ne do të duhet ti punojmë dokumentet kyçe, shtoi Mariçiq.