Lajme
18.7.2022 01:17
Në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ambasadës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot në Klubin e Deputetëve u mbajt ngjarje informative për thirrjen e hapur për ko-financim të projekteve zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit bilateral zhvillimor mes dy vendeve.
Në ngjarje fjalët e tyre hyrëse kishin Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Drita Abdiu Halili, Ambasadori Millan Predan dhe Udhëheqësi për bashkëpunim zhvillimor dhe ndihmë humanitare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të R. Së Sllovenisë Robert Kokalj.
Me prezencën dhe prezantimin e Drejtoreshës së Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të Republikës së Sllovenisë, Mojca Kopshe, përfaqësuesit të njësive për vetëqeverisje lokale, institucione dhe organizata kishin mundësi gjerësisht të njoftohen me kriteret, kushtet dhe procedurën për aplikim në thirrje.
Në ngjarje u nënshkrua dhe grant marrëveshje mes Komunës së Ohrit dhe Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të R. së Sllovenisë për ko-financim të rekonstruksionit të stacionit filtrues për ujë të pishëm me çka do të mundësohet qasje deri tek uji për rreth 55.000 banorë të komunës.
Thirrja për projekte zhvillimore do të hapet me 15.08.2022, kurse të gjitha detajet mund të gjenden në linqet në vazhdim: