Lajme
19.7.2022 11:54
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin evropian, nga ku përcolli urime deri tek qytetarët me rastin e fillimit të negociatave, me të cilat për vendin dhe qytetarët është siguruar një ardhmëri më ndryshe me më të mirë.
-Krejt çka bëmë deri më tani, të gjitha përpjekjet, punë dhe angazhimi që kemi investuar në procesin e euro-integrues dhe zhbllokimin e tij, është bërë për qytetarët tanë të jetojnë më mirë dhe si popujt tjerë evropian, shkruan në fejsbuk profilin e tij Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se me Konferencën e parë ndërqeveritare i hapim negociatat me Unionin, me çka formalisht bëhet pjesë e procesit të aderimit drejt familjes së madhe evropiane dhe se kjo rrugë ka vetëm një fund – anëtarësim të plotë e MQ-së në BE.
-Para nesh është një periudhë të sfidave të mëdha në të cilën ende më shumë duhet të punojmë dhe të përkushtohemi në reformat, që ta arsyetojmë besimin që na e tregoi BE-ja, por edhe ti realizojmë pritjet e qytetarëve tanë, shtoi Mariçiq.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq kjo është ngjarja më e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut pas anëtarësimit në NATO, me çka Maqedonia e Veriut përmbush edhe një qëllim tjetër strategjik, që përcakton rrugën të cilën duhet ta ndjekë shoqëria jonë.
Sot në Bruksel, delegacioni qeveritar kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski. I cili mori pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, në të cilat u prezantuan qëndrimet e përgjithshme politike të dy vendeve. Fillimisht Bashkimi Evropian paraqet pozitën e përgjithshme të Bashkimit Evropian, pas së cilës vendi kandidat e paraqet pozitën e tij të përgjithshme.
Pas përfundimit të Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet mbledhja për hapjen e skriningut të cilën do ta hap Eurokomisioneri për zgjerim Varheji dhe Zëvendëskryeministri Mariçiq.