Lajme
17.7.2022 08:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, së bashku me delegacionin qeveritar kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në takimin e Komisionit ndërqeveritar, pas të cilit u nënshkrua Protokolli.
-Sot hapëm kapitullin evropian në marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje. Për çështjet strategjike dhe të rëndësishme nuk ka alternativë tjetër përveç zgjidhjeve me kompromis të cilat e kthejnë besimin dhe ndërtojnë partneritet dhe aleanca, thotë Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq mendon që me nënshkrimin e Protokollit, Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë tani më merr frymë të re, ndërkaq Bullgaria mbetet partneri ynë dhe alet në rrugën evropiane, që ishte konfirmuar edhe në takimin e komisionit ndërqeveritarë se me këtë veprim përforcojmë besimin e ndërsjellë dhe rolin e bashkëpunimit.
-Grupet sektoriale vazhdojnë të punojnë dhe në periudhën e ardhshme do të fokusohen në veprim të përbashkët në menaxhimin e tejkalimit të krizave me të cilat ballafaqohemi. Kemi bazë të shëndoshë dhe të fortë ta vazhdojmë dialogun në atmosferë pozitive, me dinjitet duke hapëruar drejt BE-së, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se përfaqësuesit qeveritar nga të dy vendet kishin takim konstruktiv në atmosferë të këndshme dhe miqësore me vullnet politik të shprehur fuqishëm nga të dy palët për sukses në procesin euro-integrues dhe intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.