Lajme
15.7.2022 02:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, dot mbajti takim me deputetin në Bundetagun gjerman Adis Ahmedoviq, në prani të ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollshtajn dhe Drejtorin e Fondacionit Fredrih Ebert (FEC), Rebe Shlee, në të cilën u konfirmua se na presin në Bashkimin Evropian dhe se në atë rrugë partneriteti ynë do të përforcohet ende më shumë gjatë kohës së negociatave.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi me të pranishmit se Maqedonia e Veriut që moti meriton ti fillojë negociatat me BE-në dhe se kjo është mundësi ideale ta fillojmë procesin me pranimin e këtij propozimi evropian, që e mbron gjuhën dhe identitetin maqedonas.
Bashkëbiseduesit theksuan se në këtë moment nevojitet që të merret vendim shtetëror dhe me përgjegjësi të marrim vendime që do të nënkuptojë shoqëri reformuese dhe shtet që bëhet anëtare e BE-së dhe e cila në përgjithësi fiton të gjitha të drejtat dhe detyrimet, por edhe përfitime të shumta.
Në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohje për mbështetje të pa hamendshme dhe të vazhdueshme të cilën e marrim gjatë gjithë kësaj periudhe nga Republika Federale e Gjermanisë për euro-integrimet tona, si dhe për ndihmën në përshpejtimin dhe realizimin e agjendës tonë reformuese.