Lajme
14.7.2022 08:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në paraqitjen e tij të djeshme në “Samo Intervju” shpjegoi se qëllimi nuk është që të bëhet revidimi i KAÇKM-së, por të mundësojë që ata njerëz që deklarohen si Bullgar të pranohen si një nga komunitetet në Kushtetutë dhe ti kenë të drejtat siç i kanë të tjerët.
Nuk e di Bullgarët a dinë se çka shkruan në shpalljen e KAÇKM-së. KAÇKM ka karakter të dyfishtë. Njëri është karakteri politik i dërgimit të mesazheve të pasluftës pas Luftës së dytë Botërore, ndërkaq i dyti është karakteri shtet ndërtimit sepse KAÇKM merr disa vendime të rëndësishme. Atëherë është zyrtarizuar gjuha maqedonase, atëherë është krijuar shteti, Qeveria, pushteti popullor etj. Ne nuk mund të bëjmë revidim në këtë lloj të Kushtetutës, as që kemi ndërmend të bëjmë. Sepse KAÇKM është themeli, potencoi Mariçiq.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq duhet të hymë me më shumë vetëbesim në këtë proces, se dimë kush jemi dhe çka jemi, i cili potencoi se çështja për historinë është çështje e historianëve dhe nëse hymë në këtë nuk do të kemi aq shumë problem sa që mendojmë.
-Ky është kompromis të cilin ne bëjmë për arsye tonin, jo për arsye të Bullgarisë, jo për arsye të dikujt tjetër. Duhet të na gëzojë fakti që pas 17 vitesh pritje hymë në fazë të negociatave me BE-në dhe 13 rekomandimeve pozitive të BE-së. Edhe qeveritë tjera kanë pasur shans, 11 vjet kishte shans VMRO-DPMNE, në vitet t 90ta gjithashtu ka pasur shumë shanse nën kushte më të mira të rregullohen këto çështje, që sot të mos kishim çështje të tilla, tha për “Samo Intervju” Mariçiq.