Lajme
01.4.2022 03:54
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së tij në Strasburg, sot mbajti takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq, në të cilën diskutuan për avancimin e bashkëpunimit në zbatimin e proceseve reformuese, si dhe për gjendjen dhe perspektivën e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
-Pesë vitet e kaluara u zotuam ti zbatojmë reformat evropiane dhe nuk jemi ndalur me realizimin e tyre, me qëllim që t’ju sigurojmë qytetarëve tanë standarde evropiane dhe ta afrojmë vendin drejt BE-së dhe në këtë aspekt bashkëpunimi me Këshillim e Evropës, përmes komunikimit të shkëlqyer me Zyrën në Shkup, ka pjesë të veçantë në plotësimin e atyre reformave, përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta, komplementare të agjendës reformuese, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq dhe Buriq konfirmuan se Maqedonia e Veriut dhe Këshilli i Evropës mbeten partner në ruajtjen e vlerave evropiane dhe se i ndajnë prioritetet e njëjta në sferën e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Pejoviç Buriq, shprehu kënaqësi nga takimi i Zëvendëskryeministrit Mariçiq dhe pritje se Qeveria, si deri më tani do të vazhdojë me bashkëpunim konstruktiv me trupa të shumtë të ekspertëve të Këshillit të Evropës me qëllim të kontribuojë për arritjen e qëllimeve themelore. Ajo mendon që se janë bërë hapa të mëdha dhe janë arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme përmes realizimit të agjendës evropiane.
Mariçiq shkurtimisht informoi Pejçinoviç Buriq për prioritete t procesit të përafrimit drejt standardeve evropiane për periudhën që pason dhe në këtë kontekst së bashku shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës për zbatimin e projekteve të reja për mbështetje të reformave që janë paraparë nga ana e Qeverisë.
Të dy u dakorduan se Maqedonia e Veriut përmbush të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, të cilat konfirmohen edhe në Raportin e progresit nga ana e Komisionit Evropian, por edhe nga ana e raporteve tjera ndërkombëtare si Transparency international, Freedom house, GREKO dhe të tjerë, si dhe është në interes i vendit por edhe i Unionit të hiqen të gjitha pengesat për fillimin e negociatave aderuese.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Ukrainë, kurse Pejoviç Buriq informoi Zëvendëskryeministrin Mariçiq për aktivitetet që i mori Këshilli i Evropës në këtë aspekt. Në këtë drejtim Mariçiq theksoi se tani më shumë se kurrë është e rëndësishme të përfundojë bashkimi i kontinentit, të përforcohet vetë Unioni nga brenda dhe të bëhet më i rezistueshëm nga kërcënimet e tashme dhe të ardhshme.