Lajme
29.3.2022 08:52
Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Greqisë, sipas Memorandumit të lidhur për mirëkuptim, Sekretariati për Çështje Evropiane, si koordinues i aktiviteteve të së njëjtës, organizon trajnime në tema në të cilat partnerët grek mund të ofrojnë informacione dhe përvoja të rëndësishme.
Me 28.03.2022 e hënë, u mbajt vebinari në temë „Governance of Energy Community and the Regulation 1999/2018“. Në vebinarin nëpunësit shtetëror nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, organe në përbërje, Sekretariati për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësie të subjektëve të tregut energjetik, kishin mundësi të dëgjojnë përvojë greke që del nga kjo rregullore të BE-së në plane dhe dokumente konkrete.
Këto ngjarje hapin mundësi për zhvillimin e aktiviteteve plotësuese në domenin e përforcimit të kapaciteteve administrative dhe institucionale sipas këtij Memorandumi, ose bashkëpunime të veçanta individuale, si dhe hap mundësi për shfrytëzimin e instrumenteve të BE-së. TAEX dhe Tuining.