Lajme
28.3.2022 03:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishe takim me Ambasadorin e Çekisë në vend Jaroslav Ludva dhe Zëvendës Ambasadorin Lubomir Pshenka, në të cilën u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, reformat të cilat i zbaton, gjendjen në rajon dhe krizën ushtarake në Ukrainë.
Zëvend[kryeministri Mariçiq informoi ambasadorin Ludva për reformat e realizuara deri më tani në rrugën drejt BE-së, si dhe brifoi edhe për dinamikën e bisedimeve dhe bashkëpunimin me Republikën e Bullgarisë.
-Bashkëpunimi është kusht për stabilitet dhe zhvillim të rajonit dhe çdo kush duhet të tregojë përkushtim të sinqertë për këtë qëllim. Vendi ynë pa mëdyshje tregoi se është promotor i bashkëpunimit rajonal, me çka në mënyrë aktive kontribuon për stabilitet- gjë që është i rëndësishëm për BE-në dhe më gjerë. Anëtarësimi në BE është përcaktimi ynë strategjik dhe punojmë për shmangien e bllokadës për fillimin e negociatave. Çekia gjithmonë ka qenë mbështetës i ynë në procesin euro-integrues dhe shpresoj që kjo do të mbetet edhe gjatë hokës së kryesimit të saj me Unionin, tha në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim Ambasadori Ludvaiua prezantoi Zëvendëskryeministrit Mariçiq prioritetet e kryesimit çek me BE-në të cilat janë në interes për vendin tonë, duke potencuar se Çekia mbetet mbështetës parimor i politikës së zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst u konfirmua edhe mbështetja e fuqishme e Çekisë për fillim të shpejtë të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër për jetë më të mirë të qytetarëve të saj përveç anëtarësimit në BE dhe vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, si dhe se Unioni përfundimisht duhet ta jep atë që premtoi për vendin duke u bazuar në progresin e arritur.