Lajme
28.3.2022 01:40
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Ministrin për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në Qeverinë e Krahinës Rajna Veriore - Vestfalia , Shtefan Holthof-Pfertner.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me Ministrin Holthof-Pfertner shprehu mirënjohje për përkushtimin e Qeverisë gjermane lidhur me perspektivën e evropiane të Maqedonisë së Veriut, në veçanti në kohë të sfidave gjeopolitike me të cilat po ballafaqohet kontinenti.
-Për ne është shumë i rëndësishëm ky takim, sepse mendoj që është një sinjal i përkushtimit të Republikës Federale të Gjermanisë në zgjerimin e Unionit me vendet e rajonit tani është hapi për lidership dhe presim mbështetje të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse ardhmëria e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe kjo medoemos të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.
Ministri Holthof-Pfartner konfirmoi progresin e vendit në reforma dhe se Maqedonia e Veriut prej kohësh ka merituar ti fillojë negociatat me Unionin. Ai shprehu shpresë se negociatat me Bullgarinë do të kenë sukses, njësoj si me Greqinë, dhe në këtë kohë të sfidave globale, të gjithë bashkërisht do të dëshmojnë se Bashkimi Evropian është opsioni i vetëm për vendet e rajonit.
Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua bashkëpunimit që kemi me Republikën Federale të Gjermanisë e cila fillimisht reflektohet në ndihmën e vazhdueshme për vendin tonë ti arrijnë standardet evropiane në sferat të përfshira me kapitujt negociuese, në veçanti ata që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, por edhe për hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim me Krahinën Rajna Veriore – Vestfalia.
Mariçiq dhe Holthof-Pfartner në fund të takimit u dakorduan se sinjale pozitive nga BE për vendin janë të mirëseardhura, por edhe se janë të domosdoshme edhe hapat konkrete nga ana e Unionit, në veçanti duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë të cilën e shkakton gjendja e luftës në Ukrainë, e cila në fakt është luftë kundër Evropës së lirë.