Lajme
11.2.2022 01:01
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq ishte nikoqir i takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme për Diplomaci Ekonomike dhe Transparencë të Republikës së Greqisë, Kostas Fragojanis.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministri Fragojanis në fillim të takimit theksuan kënaqësi nga dinamika e relacioneve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në kuadër të Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimit të përforcuar bilateral. Nga ana greke u konfirmua mbështetja e fuqishme për përshpejtimin e procesit euro-integrues si nga aspekti politik, ashtu edhe nga aspekti i sigurimit të mbështetjes teknike për ekipet në vendet që do të punojnë në kapituj me qëllim të fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin.
“Më gëzon që sot Republika e Greqisë është lobist më i fuqishëm për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut mik dhe partneri ynë në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik për rrumbullakimin e procesit shumëvjeçar aderues me fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-së” – theksoi Zëvendëskryeministri Marçiq.
Rezultati i Marrëveshjes së Prespës i arriti qëllimet e veta dhe përveç zgjidhjes së çështjes së hapur prej tre dekadash mes dy vendeve fqinje, krijoi aleancë dhe partneritet, si dhe zhvilloi bashkëpunimin bilateral që hapi mundësi të reja për dy vendet.
Në takim nga ana jonë u theksua gatishmëria për riaktivizimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, nënshkruar në prill të vitit 2019. Mariçiq dhe Fragojanis i theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve nga aspekti i mbështetjes së procesit reformues, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadër të Memorandumit për formimin e komitetit drejtues për bashkëpunim ekonomik në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, proceduara që për ratifikim u finalizua me korrik të vitit 2021.
Marrëdhëniet e mira fqinjësore rezultuan edhe me përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, do të vazhdojmë ta avancojmë bashkëpunimin në sfera të rëndësishme për qytetarët të të dy vendeve, përmes realizimit të projekteve të financuara nga Programi i bashkëpunimit ndërkufitar.