Lajme
08.4.2016 13:52
Zëvendëskryetari i sapoemëruar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi sot oficialisht morri detyrën nga paraardhësi i tij Fatmir Besimi.
Besimi në dorëzim pranim të detyrës njoftoi Ademin me projektet e ardhshme të Sekretariatit, si dhe me fushëveprimin e punës dhe i dëshiroi të vazhdim të suksesshëm në rrugën drejt integrimeve evropiane të vendit, duke theksuar nevojën e vazhdimësisë në punën për realizimin e qëllimeve strategjike në këtë fushë.
Zëvendëskryeministri i ri Ademi është doktor i shkencave juridike në fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ka përvojë të pasur shkencor dhe është i angazhuar në fushën e drejtësisë, pas tij qëndron një numër i madh i pjesëmarrjeve në konferenca ndërkombëtare si dhe numër i madh i punimeve shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare.