Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, sot në Komisionin Evropian mbajtën takim me Euro-Komisionerin për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.
Dimitrov dhe Osmani shprehën mirënjohje për ndihmën e siguruar përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së i cili u aktivizua shpejt pas shpalljes së pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Në këtë kontekst, ata theksuan solidaritetin si faktor kyç me ballafaqimin e krizës shëndetësore po edhe të asaj socio- ekonomike, duke pasur parasysh se mekanizmat e BE-së të cilën më parë ishin në dispozicion posaçërisht të vendeve anëtare të Unionit, u bënë të disponueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ata potencuan rëndësinë e BE-së në të cilën për kohë sa më të shkurtë të sigurohen vaksina për rajonin, për çka tani më janë ndarë 70 milion euro. U konstatua se kjo është në përputhje me deklaratën e liderëve të Samitit të BE-së që u mbajt me 21 janar të këtij viti me çka riafirmuan solidaritetin dhe ndërmorën detyrim të sigurojnë mbështetje efektive për rajonin sa më shpejtë që është e mundur.
Dimitrov dhe Osmani informuan Euro-komisionerin Lenarçiç për gjendjen në Maqedoninë e Veriut lidhur me krizën, diskutuan për shpërdnarjen e rregullt të të dhënave epidemiologjike me qendrën Evropiane për Koordinimin e Rasteve Urgjente, për çka u përshëndetën autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, si dhe u theksua pjesëmarrja e rregullt e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në mbledhjet koordinative të organizuar nga Komisioni Evropian, sipas rekomandimeve të të cilit edhe veprojnë.
Lidhur me donacionet e deritanishme nga vendet anëtare, pikërisht përmes mekanizmit të BE-së për Mbrojtje Civile që është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të euro-komisionerit Lenarçiç, u sigurua pajisje mbrojtëse dhe medicinale për Maqedoninë e Veriut edhe atë nga Çekia, Austria, Sllovakia, Estonia, Rumunia dhe Gjermania, ndërsa Suedia dërgoi punëtor medicinal që tju ndihmojnë personelit të Klinikës për sëmundje infektive në Shkup, në luftë kundër COVID-19.
Komisioneri Lenarçiç shprehu mbështetje të fuqishme për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmëri për mbështetje të ndërsjellë nga ekipi i tij në sferat e kompetencës së tij.
Vizita e Dimitrovit dhe Osmanit në Bruksel vazhdon me takimin me MPJ të Suedisë An Linde dhe MPJ të Finlandës Peka Havisto, ndërkaq në margjinat e Këshillit të sotëm për Punë të Jashtme sonte do të mbajnë takim bilateral me Augusto Santosh.