Të nderuar,
Lidhur me deklaratat për (mos) shfrytëzimin e mjeteve, por në interest të informimit të saktë dhe objektiv të publikut, Sekretariati për Çështje Evropiane informon:
1. Finansimi i projekteve në sektorin e transportit IPA 2 (2014 – 2020) përmes programit shumë vjeçar në vlerë prej 110 milion euro për këtë sektor që zbatohet përmes mënyrës së decentralizuar të menaxhimit, që do të thotë se Maqedonia e Veriut në mënyrë të drejtëpërdrejtë disponon me paratë e taksapaguesve Evropian. Në këtë vlerë janë programuar projekte për infrastrukturë hekurudhorë dhe rrugor, për çka në këtë periudhë nuk janë humbur mjete.
2. Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është mekanizëm tjetër përmes të cilit financohen projekte të mëdha infrastrukturore duke përfshirë edhe sektorin e transportit. Për tu rrumbullakuar korniza financiare për këto projekte kapitale, krahas granteve të fituara, me doemos të sigurohet pëlqim për hua edhe nga Institucioni Ndërkombëtar Financiar. Për arsye të politikës së përgjegjshme fiskale dhe ruajtjes së nivelit të huasë në korniza të qëndrueshme, Ministira e Financave me shumë kujdes vlerëson për cilat projekte do të miratoj financimin përmes WBIF. Duke i shfrytëzuar mundësitë nga Plani Investues Ekonomik, të prezantuar nga Euro-Komisioneri Varheji në tetor të këtij viti, Maqedonia e Veriut në thirrjen e WBIF e cila skadon në shkrut të vitit 2021, do të aplikojë për grante të reja, mes të cilave edhe për ndërlidhjen hekurudhore me Republikën e Bullgarisë, me çka do të ulet norma e huamarrjes.
3. Lidhur me deklaratën se nuk janë siguruar mjete për menaxhim me pasojat socio-ekonomike të pandemisë, ju informojmë se për një kohë jashtëzakonisht të shkurtë prej vetëm një muaji, administrata e koordinuar nga SÇE arriti të reprogramojë 50 milion euro nga Çmimi i suksesit të BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Këto mjete u shfrytëzuan për realizimin e pjesës së 3të të pakos të masave ekonomike të Qeverisë, respektivisht 30 milion euro u injektuan si kredite pa interes me komponentë të granteve për ndërmarje mikro dhe të vogla përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, kurse 10 milion euro për mbështetje të masave aktive për punësim përmes Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.