Lajme
15.12.2020 09:53
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov sot kishte fjalën e tij në Komitetin Nacional Investues me të cilën kryesoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në takim u theksua rëndësia e implementimit të projekteve të parapara në planin Ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, e miratuar nga Komisioni Evropian, si dhe nga lista e vetme të projekteve investuese, si dhe u bë revizion i listës së vetme të projekteve për tu përcaktuar se cilat nga ata përputhen me Planin Ekonomik Investues të BE-së, i cili do të mobilizojë financim deri në 9 miliard euro për Ballkanin Perëndimor në kuadër të instrumentit të ri për ndihmë paraaderuese i quajtur IPA III.
Zëvendëskryeministri Dimitrov në fjalën e tij theksoi planet e ardhshme të Qeverisë në drejtim të implementimit të projekteve në 5 sferat prioritare transport, mjedisi jetësor, energjetikë, transformimi social dhe digjital, pikërisht në periudhën e tranzicionit nga IPA II drejt IPA III, kur shqyrtohet dhe agjenda e investimeve kapitale në përputhje me risitë e IPA II dhe Planit Investues Ekonomik.
“Vendosëm për një agjendë investuese më kredibile, më dinamike dhe më të dukshme me një menaxhim të përforcuar politik, me qëllim që të krijojmë ekonomi rezistuese ndaj sfidave siç është pandemia, ekonomi që do të ketë fuqi të ballafaqohet me goditje të papritura, si dhe qëndrueshmëri të drejtë sociale dhe neutrale ndaj ndryshimeve klimatike”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se “këto sfida do ti tejkalojmë me përpjekje të përforcuar me zbatimin e reformave strukturore, tejkalimin e dobësive strukturore dhe përforcim të konvergjencës në këto kohëra të vështira.”
Komiteti Nacional Investues është organ këshillues në të cilën në mënyrë transparente rangohen projektet strategjike, para se gjithash në pjesën e infrastrukturës, lidhjes energjetike dhe transponuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, mbrojtja e ambientit jetësor, infrastruktura sociale dhe digjitale, si dhe faktori kyç për rritjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës në rajon.