Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikola Dimitrov sot kishte fjalë hyrëse në on-line konferencën e 10-të jubilare të Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në temë: "Në pragun e së ardhëmes" në të cilën morën pjesë eksper të shquar nga lëmia e përkthimit dhe interpretimit në vendin tonë, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthim dhe Interpretim pran Komisionit Evropian.
"Shumëgjuhësia është thelbi, zemra e Bashkimit Evropian. Sot BE me 24 gjuhët e saja zyrtare dhe më shumë se 500 kombinime të mundshme gjuhësore, si një lloj "kullë babilonase" përkthimin dhe interpretimin i vendos si kusht sine qua non për funksionimin e saj të lirë"- theksoi Dimitorv në fjalën e tij hyrëse.
Duke iu referuar koordinimit qendror roli i Sekretariatit për Çështje Evropiane në procesin e integrimit evropiane të vendit tonë, Dimitrov theksoi se në drejtim të vazhdimësisë dhe intensifikimi i procesit të filluar, SÇE angazhohet për stimulim dhe avansim më efikas në përgatitjen e versionit Nacional të së drejtës së BE-së.
"Konfirmim për angazhimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane për kthimin e sistemit të përkthyesve të jashtëm është publikimi i prokurimit publik për shërbime për përkthim, me çka dua të kontribuojmë edhe drejt lëvizshmërisë së përforcuar dhe regullimit të tregut për shërbime të përkthimit. Qëllimi ynë është, në përputhje me praktikat më të mira të brendshme dhe evropiane, të mundësojmë fushë të hapur për një konkurencë të ndershme mes ofruesve, me qëllim përfundimtar, zgjedhje të ofruesve më cilësorë, të cilët do të japin rezultate më të mira në drejtim të përgatitjes së versionit Nacional të së drejtës së Unionit Evropian, në gjuhë maqedonase". - shtoi Dimitrov.
Duke e pasur parasysh se procesi i përkthimit të së drejtës së BE-së është kompleks dhe afatgjatë, ZKQ Dimitrov potencoi se tani është momenti të shfrytëzohen mundësitë dhe të kontribuohet për standartizimin e gjuhës në aspekte ku ata janë ende nuk është bërë. Me këtë rast Sekretariati për Çështje Evropiane, do të bëhet promotor i veprimtarisë hulumtuese në sferën e "Euro-zhargonit" ose gjuhës ligjore të BE-së, në drejtim të plotësimit të të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja dhe baza terminologjike nga fushat e specializuara.
"Gjuhët i definojnë identitetet e ngjashme, por ata gjithashtu janë edhe pjesë e trashigimisë së përbashkët. Ata mund të shërbejnë si urë drejt popujve dhe kulturave tjera përmes promovimit të mirëkutimit të ndërsjellë dhe ndjenjës së përbashkët për identitetin evropian dhe jo si murë që ndan apo kufizon, për arsye se BE ka kohë "që i ka thyer muret" dhe kishte sukses nëpër vite të krijojë frymë evropiane të bashkimit dhe unitetit. Ai është Unioni drejt të cilit synojmë, dhe ata janë vlerat dhe praimet të cilët vetë ne me doemos ti praktikojmë, jetojmë dhe ti inkurajojmë, për sa më shpejt që është e mundur të bëhemi edhe pjesë e vërtetë e asaj bashkësie"- përmbylli Dimitrov në online konferencën e sotme.