Në kuadër të vizitës dyditore të punës në Republikën e Francës, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mbajti takim me Këshilltaren për Evropën Kontinentale dhe Turqi në Kabinetin e Kryetarit Makron, Izabel Dumon, në të cilën u diskutua për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, si interes gjeo-strategjik i Unionit.
Në takim u riafirmuan perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe dinamika pozitive e procesit reformues, e konfirmuar në Raportin e Komisionit Evropian, të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë, në kontekst të sfidave aktuale të sigurisë.
Dimitrov: “Pavarësisht nëse bëhet fjalë për perspektivë ekonomike apo politike, bashkëpunimi ynë në fushën e migracionit dhe luftës kundër terrorizmit – hapja e negociatave këtë vit do të tregojë se Franca dhe partnerët e saj evropian mund ta marrin në konsideratë Maqedoninë e Veriut".