Lajme
14.10.2020 03:30
Në fokusin e takimit të sotëm mes Zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov me Ambasadoren e Malit të Zi Marija Petroviq ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në dritën e metodologjisë së re për negociata, që orfron mundësi për dinamikë më të madhe në këtë proces
.ZKQ Dimitrov: "Me Malin e Zi, kemi një të kaluar të përbashkët, por më e rëndësishme edhe ardhmërnë e përbashkët që ndajmë si pjesë e familjes evropiane. Sa shpejtë do ta përmbushim këtë qëllim strategjik, do të varet nga shpejtësia me të cilën do ti zbatojmë reformat brenda. Me bashkëpunim të ndërsjellë dhe mbështetje, besoj se së bashku sërisht do ti gëzohemi edhe një aleance.
"Bashkëbiseduesit ranë rakord se Marrëveshja për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në procesin e aderim në Bashkimin Evropian, është kornizë e shkëlqyer për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave mes dy vendeve. Marrëveshja parasheh sërë aktivitetesh, mes të cilave formimin e Komitetit të përbashkët me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse të të dy vendeve përmes të cilave në të kaluarën u realizuan sërë puntorish dhe takimesh bilaterale.
U riafirmua nevoja e përforcimit të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, në veçanti nëse kemi parasysh se Maqedonia e Veriut pret ti fillojë negociatat aderuese deri në fund të vitit, përvoja malazeze mund të shtojë vlerë në përgatitjet tona për këtë sfidë.