Lajme
14.10.2020 03:27
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mbajti takim me Ambasadorin e Çek në Maqedoninë e Veriut, Miroslav Toman, në të cilën u reafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe mbështetja e fuqishme për të ardhmen tonë evropiane.
ZKQ Dimitrov: Mbështetja e hapur dhe e qartë çeke për rrugën tonë euro-integruese është mbështetje për siguri, stabilitet dhe prosperitet të rajonit në përgjithësi. Jemi mirënjohës Çekisë dhe Grupit të Vishegradit për angazhimin e tyre që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane"
Dimitrov falenderoi edhe për ndihmën e marë në kontekst të pandemis si dhe u shqyrtuan mundësitë për qasje të përbashkët në luftë kundër pasojave socio-ekonomike.
Bashkëbiseduesit gjatë takimit iu referuan edhe plotësimit të agjendës evropiane të vendit, së bashku konstatuan se Maqedonia e Veriut realizoi progres të dukshëm në zbatimin e reformave të duhura si dhe progres në marrëdhëniet e mira fqinjësore, që u shënua në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.