Lajme
10.10.2020 06:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takimin e parë zyrtar me Ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Millan Predan.
Duke i dëshiruar sukses në funksionin e ri, Zëvendëskryeministri theksoi se mbështetja e vazhdueshme nga Sllovenia mike është e rëndësisë së veçantë për ne në këtë periudhë kyçe, që do të merr cilësi të re në veçanti gjatë kryesimit Slloven me Këshillin e Bashkimit Evropian nga korriku i vitit të ardshëm, duke e vendosur procesin e zgjerimit në fokus të prioriteteve të saj.
ZKQ Dimitrov: ”Sllovenia është mbështetës dhe aleat i yni më i fuqishëm në rrugën drejt BE-së. Sinqerisht shpresoj se bashkëpunimin e shkëlqyer do ta intensifikojmë në periudhën që pason, në veçanti në drejtim të këmbimit të përvojës Sllovene në negociatat aderuese” – theksoi Dimitrov, duke potencuar bashkëpunimin e suksesshëm bilateral zhvillimor që pas një pauze pesë vjeçare, u rrumbulakua me nënshkrimin e Memorandumit të vjetshëm për bashkëpunim bilateral zhvillimor për vitin 2020-2021.
Në kontekstin e Raportit të Komisionit Evropian, në takim u konstatua se publikimi i tij zhvillohet në një periudhë i cili karakterizohet me përkushtim të përforcuar në procesin e zgjerimit mes vendeve anëtare të BE-së, periudhë në të cilën po vazhdojnë diskutimet për kornizën negociuese për vendin tonë, kur edhe presim mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE-në në kuadër të kryesimit Gjerman.