Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çeshtje Evropiane Nikolla Dimitrov, pasdite mori pjesë në një takim pune me video-konferencë, mbledhje me Eurokomesarin për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, ku me kolegët ministra për çështje evropiane nga rajoni biseduan për përgatitjen e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, njoftuar në Samitin e Zagrebit në maj të këtij viti
Zëvendëskryeministri Dimirov theskoi se plani i ri ekonomik dhe i investimeve nuk është i rëndësishëm vetëm për tejkalimin më të shpejtë të hendekut midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe ekonomive të vendeve anëtare të BE, por është gjithashtu një mjet i rëndësishëm për të mbështetur procesin aderues në BE.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për t"u përqëndruar bashkërisht në projekte që do të krijojnë drejtpërdrejt një rritje afatgjatë, do të rrisin numrin e vendeve të punës dhe transformimin digjital, transformim të gjelbërt dhe inovativ të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i cili do t"i bëjë të gjitha vendet tërheqëse për investime serioze nga Bashkimi Evropian.
"Ne nuk kemi asnjë luks ta humbasim këtë mundësi dhe Qeveria e Maqedonisë Veriore do të bëjë gjithçka për ta shfrytëzuar me sukses këtë rastë", tha Dimitrov, duke shtuar se me këtë plan ekonomik dhe të investimeve Bashkimi Evropian ka treguar mbështetjen e palëkundur për rajonin dhe angazhimin e tij për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar, në një kohë kur ajo vetë po përballet me një numër sfidash ".