Në takimin e sotëm mes Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministrit gjerman për Evropë, Mihael Rot ishin të rishikuara në detaje hapat e ardhshëm në lidhje me arritjen e suksesit të përbashkët- Maqedonia e Veriut ti filloj negociatat e aderimit gjatë Presidencës Gjermane me BE-në.
Pala gjermane informoi dinamikën e miratimit të Kuadrit Negociues në të cilën do të jenë të prezantuara elementet të cilat i sjell metodologjia e re.
Zëvendës Kryeministri Dimitrov informoi në lidhje me planet për riorganizimin e strukturës negociuese dhe mekanizmin aktual për koordinimin e eurontegrimeve, që në mënyrë më efektive ti përgjigjet sfidave të metodologjisë së re.
Dimitrov: „ Përkundër të gjitha sfidave viti 2020 do mbahet mend edhe vit ku Maqedonia e Veriut, aleatët dhe partnerët e saj kanë arsye për të festuar. Për një përfundim të mire të vitit, pas vendimit të marsit, është i nevojshëm edhe një vendim I rëndësishmëm, i cili do të hapë rugën drejt realizimit dhe qëllimit të dytë strategjikë- anëtarësim të plot në Bashkimin Evropian. Me një shtet mik si Gjermania në krye të Bashkimit Evropian suksesi I përbashkët është i patjetërsueshëm.
Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e Procesit të Berlinit në kontekst të bashkëpunimit rajonal, si platform, e cila mundë të kontribuoj për drejtimin e të gjitha iniciativave rajonale dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjen e rajonit