Në kuadër të agjendës nga dita e pare në Berlin, Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov kishte takim me Jan Heker, këshilltar kryesor për politik dhe siguri të jashmte të Kancelares Angela Merkel ku u riafirmuan Përpjekjet e Gjermanisë për të përfunduar Kornizën Negociuese.
Dimitriov: „ Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë investim në kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon dhe një nxitje e madhe për Maqedoninë e Veriut për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt anëtarësimit në BE."
Në këtë kontekst ishte e theksuar edhe rëndësia e procesit të Berlinit e inicuar nga Gjermania, ku bashkëbiseduesit u pajtuan që ndjeshëm kontribuan në promovimin e bashkëpunimit rajonal, përmes projekteve të ndërlidhjes dhe infrastrukturës, agjendës dixhitale dhe promovimit të bashkëpunimit midis të rinjve.
Zëvendëskryeministri Dimitrov u takua edhe me Helge Toksdorf, Bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Ekonomiko -Drejtues mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë me të cilin u bisedua për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit, duke pasur parasysh investimet e konsiderueshme gjermane në tregun maqedonas.
Në lidhje me perspektivën evropiane dhe ngjarjet e aktuale për finalizimin e Kornizës, Dimitrovi shkëmbeu mendime me Valeska Esh, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor Programi për Evropën në Institutin Aspen.