Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut , Georg Vucas, ku u bisedua për aktivitetet e Qeverisë në periudhën në vazhdim me një fokus në përmbushjen e agjendës së reformave evropiane, për mbështetjen austriake për procesin tonë eurontegrues si dhe për bashkëpunimin bilateral.
ZKQ Dimitrovi: „ Austria është një ndër mbështetësit më të zëshëm dhe më të mëdhenj për qasjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe në tërësi për politikën e zgjërimit në kontekst të rajonit. Mbështetja dhe qëndrueshmëria e Austrisë është thelbësore në këtë periudhë për hapërimin tone evropian." – thekosi Dimitrov, ku shprehi shpresën se së shpejti do të gjenden modalitete për bashkëpunimin dypalësh, në kuadër të ndihmës austriake me theks në reformat prioritare.
Në këtë kontekst të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral si dhe mes Tvining dhe TAEKS mehanizmat e BE-së.