Zëvendëskryetari I Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, pasdite në„Berlejmon’’ në Bruksel kishte takim edhe me Nënkryetarin e Komisionit përgjegjës për promovimin e jetesës evropiane, Margaritis Schinas
Në takim u bisedua për rendësinë e misionit Fronteks në këto momente ku u riaktivizua çështja e migrimit. Nënkryetari Schinas shprehi mbështetje të fuqishme për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe gaditshmërinë për mbështetje nga ekipi I tij në fushat e kompetencave të tij.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Dimitrov sot realizoi takim edhe me Eurokomesarin për Zgjërim dhe Fqinjësi , si dhe me tjerë përfaqësues të Drejtoratit Gjeneral për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjërim me Komisionin Evropian.
Në margjinat e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, pas një pause disa mujore përshkak të pandemis sot I riaktivizoi takimet në Bruksel, Dimitrov kishte takim edhe me kryesuesin e Këshillit, Ministrin gjerman për Evropë Mihael Rot dhe MPJ të Luksemburgut, Zhan Aselborn
Theksi kryesor në bisedime ishin hapat e ardhshëm evropian të vendit tonë, përfshirë edhe miratimin e Kuadrit Negociator dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në gjatë kohës së kryesimit gjerman.
Takimi I pare në ulsen e BE-së nga përfaqësues I Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pas formimit të saj po ndodh në moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, në dritën e definimit të Kuadrit negociues dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.
Në takim Dimitrovi I hapi edhe çështjet lidhur me programin e IPA 3, duke pasur parasysh krijimin e Kuadrit Financiar shumëvjeçar të BE-së 2021-2027, e cila është aktuale këtë periudh. Në atë kontekst, u bisedua edhe për përgatitjet, përmasat dhe shpalljen e Programit Ekonomik për Zhvillim dhe Investime për Ballkanin Perëndimor.