Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoj një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal (KRB), Majlinda Bregu e cila po qëndron në një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Në takim u bisedua për planin e aktiviteteve të Këshillit për bashkëpunim rajonal, me theks të veçant të prioriteteve në periudhën e ardhshme, të cilat janë në drejtim të lehtësimit, promovimit dhe përparimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllimin përfundimtar – evropianizimin e rajonit.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se në periudhën vijuese Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj agjendës Evropiane në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, me një fokus në bashkëpunimin rajonal, një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i procesit të evropianizimit të rajonit.
Dimitrov: "Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive. Angazhimi i përbashkët me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal për të ulur deri në shkëputjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga përfitimet e drejtpërdrejta për qytetarët e rajonit," porositi Zëvendëskryeministri Dimitrov.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një lidhje të pandërprerë të rajonit në më shumë fusha, e cila ishte veçanërisht erdhi në shprehje me kufizimet e shkaktuara nga pandemia.
U rishikuan edhe planet për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të KRB-së për një bashkëpunim më të thellë në fushën e vetme ekonomike të rajonit, bazuar në katër liritë themelore të Tregut të BE-së dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.