Lajme
22.10.2019 11:00
Sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajtë takim bilateral mes Delegacionit të ambasadës së Mbretësrisë së Suedis dhe përfaqësues të agjensionit Suedez për Bashkëpunim Zhvillimor (SIDA), dhe përfaqësues të SÇE-së.Delegacionin e Suedisë e kryesoi Ambasadorja Kristin Forsgern Bengston dhe Karolina Venerholm, drejtoreshë në Njësin për Ballkanin Perëndimor,Turqi dhe Amerik Latine, kurse delegacionin e SÇE-së u kryesua nga Dragan Tilev, këshilltar shtetëror dhe koordinator për procesin e integrimin evropian.
Gjatë kohës së takimit bashkëbiseduesit potencuan që bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve është në nivel të lartë,Suedia është një ndër mbështetësit më të mëdhenjë të integrimit të vendit në BE edhe në politikën e zgjërimit. Në këtë kontekst, Tilev theksoi në rëndësin e vendit pët të marrë datë për fillimin e negociatave dhe të filloj me fazën tjetër në skrining bilateral, më çka do të sigurohet përqëndrim më i madhë në implementimin e reformave.
Nga këndvështrimi i ndihmës bilaterle, u theksua që Suedia është një ndër donatorët më të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ishte shprehur kënaqësi nga fakti që Maqedonia e Veriut do të kthehet në listën e vendeve prioritare drejt të cilave është drejtuar ndihma për zhvillim me çka u potencua rëndësia e mbështetjes për formimin e strukturës negociuese dhe BE reformat e cila në moment vendimtar për vendin.
Drejtoresha
Venerholm informoi që vendi do të mbetet mes prioriteteve edhe në Strategjinë e
ardhëshme për ndihmë zhvillimore i cili do të jetë dokument afatëgjatë prej 5
deri më 7 vite, a përqëndrimi i mbështetjes do të drejtohet në fushat e
mëposhtme: demokracia dhe sundimi i ligjit,ekonomia
e tregut, mjedisi jetësor dhe aspektin gjinor si përgjigje
horizontale.Strategjija pritet të miratohet më 2020,kurse me implementim të
filloj më 2021.