Lajme
28.5.2018 16:01
Sot stazhier nga Gjermania, Holanda, Britania e
Madhe dhe Portugalia të cilët punojnë në Shërbimin e BE-së për Punë të Jashtme
me seli në Burksel, së bashku me përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit
Evropian në vendin tonë, realizuan takim me Dragan Tilev, Shef i Kabinetit si
dhe Këshilltar shtetëror për Çështje Evropiane.
Me këtë rast ata u njoftuan me punën e
Sekretariatit si institucion përgjegjës për koordinim të procesit
euro-integrues të Maqedonisë, marrëdhëniet e Maqedonisë me Bashkimin Evropian, reformat
prioritare në fushat kyçe, sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në rrugën
drejt BE-së, pritshmëritë nga takimi i qershorit të Këshillit Evropian për
fillimin e negociatave, gatishmërinë e Sekretariatit për Çështje Evropiane si
dhe gjithë administratës për çeljen eventuale të negociatave.
Stazhierët për vizitë në Maqedoni si pjesë nga qëndrimit
të tyre në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të këmbimit të informacioneve, të njohjes
me situatën dhe zhvillimet në vendet e rajonit si dhe sfidat me të cilat
ballafaqohemi në rrugën drejt BE-së.