Lajme
23.5.2018 16:59
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni Ambasadori Samuel Zhbogar, vizituan 10 stacionet e riparuara hekurudhore në Veles dhe Çashkë, si pjesë e fushatës “BE për ty” me të cilën promovohen mbështetja e Bashkimit Evropian për përmirësimin e infrastrukturës ne vend.
Në kuadër të bashkëpunimit, u riparuan 10 stacione hekurudhore të vendosura në Korridorin 10 Pan Evropian dhe krahut 10-d, për të cilën janë paraparë rreth 2,5 milion euro, nga të cilët, pjesa më e madhe apo rreth 2,1 milion euro janë nga IPA fondet, kurse përmes të cilit përmirësohet në përgjithësi cilësia e shërbimeve për udhëtarët dhe transporti i mallrave, duke i rritur standardet dhe kapacitetet teknike.
Zëvendëskryetari Angjushev potencoi se mbështetja e BE-së drejt Republikës së Maqedonisë dukshëm kontribuon për realizim të përshpejtuar të projekteve infrastrukturore ku dhe shtoi se investimet në riparimin e stacioneve hekurudhore janë vetëm një pjesë e mbështetjes të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga BE-ja.
“Me grante me lartësi prej 2,1 milion euro janë riparuar 10 stacione hekurudhore, ndërsa 2,5 milion euro janë paraparë për rikonstruimin e stacionit hekurudhor ne Shkup. Gjithsesi ajo është një pjesë e vogël e mbështetjes për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore. Është duke u ndërtuar hekurudhë me të cilën Republika e Maqedonisë do të ndërlidhet me Republikën e Bullgarisë, ku Bashkimi Evropian siguroi grant prej 70 milion eurosh si pjesë e mjeteve për ndërtimin e aksit Beljakovcë – Kriva Palankë dhe 60 milion euro shtesë mjete te pakthyeshme për aksin Kriva Palankë- kufiri me Republikën e Bullgarisë. Vlera e përgjithshme e projektit në përgjithësi për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë është rreth 500 milion euro, ndërkaq mbështetja nga BE-ja është me të vërtet e rëndësishme”, theksoi Angjushev.
Zëvendëskryeministri Osmani vlerësoi se bashkëpunimi me BE-në e cila rezulton me riparimin e 10 stacioneve hekurudhore të korridorit 10 pan evropian është e nivelit të lartë. Ai theksoi se mjetet e BE-së janë ndarë në mënyrë korrekte, për përmirësimin e kësaj arterie infrastrukturore dhe për avancimin e kushteve për jetesë të qytetarëve të Maqedonisë.
“Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, respektivisht dy milion euro, nuk janë mjete të tatimpaguesve tanë, por ata janë mjete të tatimpaguesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë vendosur, në vend që ti shpenzojnë në shtetet e tyre, për rinovim, p.sh. të stacioneve të tyre hekurudhore, ata i shpenzojnë tek ne, me qëllim që ne ti rinovojmë stacionet tona” – theksoi Osmani në takim, duke potencuar se kjo është ideja kryesore e Bashkimit Evropian, ideja në të cilën janë ndërtuar vlerat si që janë barazia dhe uniteti.
Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. Samuel Zhbogar theksoi se investimet e Bashkimit Evropian nuk duhet te shikohen vetëm nëpër prizmin e infrastrukturës ndërtimore, por ato janë investime për qytetarët.
“Duam që njerëzit më lehtë të udhëtojnë, personat me aftësi të kufizuar të kenë kushte të udhëtojnë me hekurudhë, udhëtimi të jetë më i sigurt dhe gjithsesi të mundësohet zhvillimi ekonomik. Bashkimi Evropian deri më tani në sektorin e transportit ka investuar rreth 250 milion euro, por lajmi i mirë është se mund të pritet mbështetje edhe në të ardhmen, në veçanti në hekurudha e cila konsiderohet si transport më i shpejtë dhe më ekologjik” potencoi Ambasadori Zhbogar.