Lajme
OSMANI: LIRIA E RAPORTIMIT ËSHTË LIRI E SHOQËRISË
03.5.2018 10:49
Me rastin e shënimit të ditës Botërore
të lirisë së medias, Sekretariati për Çështje Evropiane, në klubin e deputetëve
organizoi brifing joformal dhe mëngjes me përfaqësues të mediave në kuadër të
së cilit përmes bisedës së hapur dhe të sinqertë u diskutua për tema të
ndryshme të interesit shoqëror.
Çështjet lidhur me mediat dhe
transparencën e procesit politik, pavarësia në informim, përgjegjësia e shtetit
dhe institucioneve drejt publikut si dhe sfidat bashkëkohore si që janë lajmet
e reshme dhe manipulimet, janë gjithnjë interesant për bisedë.
“Sot është dita Botërore e raportimit,
që paraqet një ndër segmentet themelore por edhe më të rëndësishme, ku fillon
ndërtimi i një shoqërie demokratike bashkëkohore”- theksoi Osmani ne fjalën e
tij para fillimit të brifingut joformal me përfaqësues të mediave.
Në vazhdim ai potencoi se sfera e
medias nuk paraqet sistem të izoluar, por liri të medias ndërtohet përmes
ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, sundimit të ligjit, Qeverisë dhe
institucioneve shtetërore transparente, konkurrencës, respektimit të rregullave
dhe pikërisht për këtë liria e medias paraqet pasqyrë të qartë për gjendjen në
shoqëri, për shkallën e zhvillimit demokratik, në përgjithësi shkallën e
zhvillimit civilizues.
“Shpresoj se ky shoqërim mund të ritet
edhe në traditë të cilën çdo vit do ta shënojmë këtë ditë, si një kujtesë se
liria e medias duhet vazhdimisht të trajtohet, dhe përfitimi i saj, të shënohet
ashtu siç duhet”- përfundoi Osmani.
Gjatë brifingut, përfaqësuesit e
mediave kishin mundësi ti parashtronin gjitha pyetjet rreth ngjarjeve aktuale
shoqërore dhe politike, si dhe në atmosferë të hapur ti ofrojnë pikëpamjet,
mendimet, vërejtjet dhe komentet e tyre.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.