BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Regjistrimi i projekteve
Regjistrimi i projekteve

REGJISTRIM I PROJEKTEVE/DONACIONEVE NË BAZËN QËNDRORE TË TË DHËNAVE PËR NDIHMË TË HUAJ – CDAD

Baza qendrore e të dhënave për ndihmë të huaj pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mundëson regjistrimin e të gjitha projekteve/donacioneve në R. e Maqedonisë që financohen me mjetet e fondeve të pakthyeshme nga ana e donatorëve të huaj (grante/donatorë).
Në këto projekte/donacione të financuara me mjete të pakthyeshme të donatorëve të huaj, për të cilat ekziston marrëveshje e caktuar në mes Republikës së Maqedonisë dhe donatorit të huaj, dhe në të cilën marrëveshje në mënyrë të qartë parashikohet që mjetet e dhuruara nuk duhet të paguajnë detyrimet për import, tatime dhe akciza në Republikën e Maqedonisë – ekziston procedurë e aprovuar për lirim nga detyrimi për të paguar taksa doganore, akciza dhe detyrime tjera të importit dhe/ose lirim nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, gjatë prokurimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe importit të mallrave dhe pajisjeve për nevoja zyrtare të vetë Projekt/Donacionit.
Këtë procedurë e inicion, apo e ndërmerr, subjekti përgjegjës i projektit.
Për nismën e kësaj procedure, fillimisht duhet që implementuesi të kërkoj që projekt/donacioni të jetë i regjistruar në Sekretariatin për Çështje Evropiane, respektivisht në Bazën qendrore të të dhënave për ndihmë të huaj – CDAD pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

PËRSHRKRIM I PROCEDURËS PËR REGJISTRIMIN E PROJEKT DONACIONIT NË SEKRETARIATIN PËR ÇËSHTJE EVROPIANE (SÇE) RESPEKTIVISHT NË BAZËN QENDRORE TË TË DHËNAVE PËR NDIHMEN E HUAJ (CDAD)
Për nisjen e kësaj procedure, subjekti i ngarkuar për realizimin e projektit – i ashtuquajturi zbatues/implementues, me vetëiniciativë duhet ta dorëzojë dokumentacionin e duhur në Arkivin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si kërkesë zyrtare:

(me postë, në adresë : Sekretariati për Çështje Evropiane (Arkivi), Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kej Dimitar Vlahov 4 (kati i 3-të) Skopje, ose personalisht - në dorë në arkivin e SÇE)
1. Kërkesë për regjistrimin e projektit në CDAD (formular NIPAKS/CDAD 2.1- merr Kërkesë)
- të plotësuar, nënshkruar dhe verifikuar me vulë nga zbatuesi i projektit, dhe e mbështetur me formularët në vijim (2 deri në 4)

2. Kopje nga marrëveshja për donacion / financim lidhur midis shfrytëzuesit apo subjektit për zbatimin e projektit (implementuesi), dhe donatorit të huaj (apo përfaqësuesit të tij të autorizuar), duke përfshirë të gjitha Anekset eventuale në atë marrëveshje.

3. Kopje nga dokumentacioni i plotë i projektit, duke e përfshirë edhe buxhetin e projektit (apo vetëm përmbledhjen e projektit + buxhet, për deri sa bëhet fjalë për projekt të gjerë infrastrukturor, me një vëllim të gjërë të dokumentacionit të projektit).

4. * Listë e ekspertëve të huaj afatgjate, të cilët janë (ose do të jenë) të angazhuar në projekt.
( * - në qoftë se është e aplikueshme)

5. Letër referimi në të cilën do të qëndrojë përmbajtja e lëndës e cila do të dorëzohet me qëllim të regjistrimit të projektit në bazën CDAD ( Baza Qëndrore e të dhënave për ndihmë të jashtme), emri i projektit për të cilin kërkohet regjistrimi / vazhdimi i regjistrimit të projektit në bazën CDAD dhe sqarime se nëse lënda dërgohet për regjistrimin e projektit ose vazhdimin e regjistrimit të një projekti tashmë ekzistues në bazën CDAD.

Vërtetimi me të cilën vërtetohet se Projekti është i pranuar për regjistrim në SÇE / qendra CDAD, i jepet kërkuesit afat prej 10 ditësh pas datës së arkivuar të kërkesës & dokumentacionit të duhur, edhe atë nëse kërkesa është dorëzuar në rregull, e plotësuar dhe e kompletuar siç është kërkuar më lartë dhe në udhëzimet për plotësim të përfshira nga vetë formularinNIPAKS/CDAD 2.1 .
Vërtetimi është me afat vlefshmërie të njëjtë me datën e marrjes nga Kërkuesit, do me thënë marrje fizike e Vërtetimit nga ana e tij.
Vërtetimet ju dorëzohen kërkuesve personalisht, në dorë, me nënshkrim – revers, paraprakisht me njoftim telefonik/e-mail nga ana e personit përkatës në SÇE se vërtetimi i duhur është gati.
TERMINI/LOKACIONI PËR DHËNIEN E VËRTETIMEVE:
Kërkuesit mund ti marrin (ngrenë) Vërtetimet personalisht, pasi që të jenë informuar nëpërmjet telefonit/e-mailit nga ana e SÇE, çdo të Premte nga ora 12 deri në 16, në zyrën 314 në hapësirat e SÇE, të cilat gjenden në adresë:

Kej Dimitar Vlahov 4 (kati i 3të), Shkup
(ndërtesa e përkohshme pas Hotel Stone Bridge – hapësirat e mëparshme të "Komercijalna Banka")

TERMINE PËR KONSULTIME TELEFONIKE ME PERSONIN PËRGJEGJËS:
Deri sa ka nevojë për sqarime/konsultime plotësuese në lidhje me mbushjen e dokumentacionit, Kërkuesit mund të kontaktojnë nëpërmjet thirrjes telefonike personin përgjegjës në SÇE për konsultime, edhe atë çdo ditë pune nga ora 13 deri 15 në numrin e telefonit : 02 – 3200 243.

PERSONI PËR KONTAKT/KONSULTIM (PERSONI PËRGJEGJËS NË SÇE):

Blagica Korovin
Sekretariati për Çështje Evropiane,
Kej Dimitar Vlahov 4 (kati i 3të),
e-mail: Blagica.Korovin@sep.gov.mk
tel. +389 2 3200 243 (nga ora 13-15)

* * *

PËRSHKRIM I MËTEJSHËM I PROCEDURËS PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS LIRIM NGA DETYRIMI PËR TË PAGUAR TË TAKSA DOGANORE, AKCIZA DHE DETYRIME TJERA TË IMPORTIT DHE/OSE LIRIM NGA TATIMI I VLERËS SË SHTUAR (TVSH) PËR QARKULLIM TË TË MIRAVE DHE SHËRBIMEVE

Pas marrjes së vërtetimit për regjistrim në CDAD (cilën e jep SÇE), Kërkuesi, respektivisht Implementuesi, duhet të ketë qasje në marrjen e Numrit Identifikues Tatimor (NIT) për projekt/donacion, e cila bëhet në Drejtorinë për të hyra publike (DHP) – zyra rajonale Shkup.
Më pas, me marrjen e vërtetimit për realizimin e së drejtës për lirim nga dogana, akciza dhe detyrime tjera të importit të të mirave për realizinm e projekteve dhe/ose realizimit të së drejtës së lirimit nga TVSH në qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve në vend (të cilën e jep Ministria e Financave), implementuesi i projekt/donacionit dorëzon Kërkesën e duhur Ministrisë së Financave (MF)
Për formulimin dhe sqarimin e përmbajtjes dhe formën e Kërkesës së lartpërmendur nga MF, ekziston Rregullore/Udhëzim i përshtatshëm (publikuar në Gazetën Zyrtare të R. Maqedonisë nr. 98 i vitit 30.06.2014), në të cilën janë sqaruar detajet e Procedurës, dhe në të cilën janë shënuara dokumentet shtesë të cilat duhet të bashkëngjiten në Kërkesën e MF, si dhe Formularin – KËRKESËN A1-P/CD – Rregullorja/ Udhëzimi mund të merren këtu (merr Udhëzim).
Informacione shtesë në lidhje për këtë Procedurë mund të gjeni edhe në internet, në adresat e mëposhtme:
http://www.finance.gov.mk (Ministria e Financave)
http://cfcd.finance.gov.mk (Sektori qendror për financim dhe kontraktim në MF)
http://www.ujp.gov.mk (Drejtoria për të hyra publike MF)
http://cdad.sep.gov.mk (Baza qendrore e ndihmave të huaja – CDAD)
 

 

 

Share!
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.