BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Kronologji
Kronologji e marrëdhënieve me BE

Evente më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian:

  • Në Tetor 1992 Republika e Maqedonisë emëroi përfaqësuesin e saj në Bruksel;
  • Në 22 dhjetor 1995 Repblika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian vendosën marrëdhënie diplomatike kur Bashkimi Evropian nisi bisedimet me Republikën e Maqedonisë në drejtim të arritjes së marrëveshjes në sferën e tregtisë, operacioneve financiare dhe transportit;
  • Në 10 Mars 1996 Republika e Maqedonisë u bë partner i plotë në programin PHARE;
  • Në 20 Qershor 1996, në Bruksel, u nënshkruan Marrëveshja për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë dhe bashkësive Evropiane dhe Marrëveshja për transport;
  • Në 21 dhe 22 Mars 1998, në Shkup u mbajt takimi i parë i këshillit të përbashkët për bashkëpunim. Këshilli u formua me qëllim që të ndjek realizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim, arritjet dhe zhvillimin në reformat strukturore, si dhe të jap sygjerime dhe udhëzime në lidhje me çështje të caktuara specifike;
  • Në 24 Janar 2000 u miratuan direktivat e Komisionit Evropian të propozuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të nisjes formale të bisedimeve për anëtarësim të mundshëm në Bashkimin Evropian;
  • Në 5 Prill 2000, në përputhje me vendimin e Lisabonit të Komisionit Evropian, zyrtarisht nisi raundi i parë i bisedimeve mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për MSA. Bisedimet për MSA u realizuan brenda një periudhe shumë të shkurtër (Prill – Nëntor 2000) përmes 3 raunde kryesore bisedimesh dhe 5 takimesh në nivel ekspertësh, në fakt bisedime teknike;
  • Në 34 Nëntor, në margjinat e Samitit në Zagreb, u parafua MSA;
  • Në 16 Shkurt 2001 u parafua Marrëveshja e përkohshme për rregullimin e dispozitave tregtare të MSA;
  • Në 20 Qershor 2003 liderët e vendeve-anëtare miratuan “Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor", me të cilën u konfirmua perspektiva evropiane e vendeve të rajonit. Me këtë dokument u përcaktuan instrumentet për qasje në procesin e stabilizim-asocimit;
  • Në 1 Prill 2004, pas ratifikimit nga të gjithavendet anëtare të Bashkimit Evropian, hyri në fuqi Marrëveshja për stabilizim dhe asociim, deri tani ka përfunduar cikli i nëntë i mbledhjeve të organeve institucionale të themeluara në kuadër të MSA;
  • Në 22 Mars 2004, në ceremoni zyrtare në Dublin, Republikën e Irlandës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dorëzoi kërkesën për antarësim në Bashkimin Evropian;
  • Në 6 Shtator 2004, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Strategjinë Nacionale për integrim Evropian;
  • Në 14 Shkurt 2005, në Bruksel, delegacioni i Republikës së Maqedonisë dorëzoi përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian kryetarit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso;
  • Në 9 Nëntor 2005, Komisioni Eropian publikoi mendimin për kërkesën e Republikës së Maqedonisë për antarësim në Bashkimin Evropian. Në mendim propozohet dhënia e statusit kandidat për antarësim në Bashkimin Evropian;
  • Në 17 Dhjetor 2005, Kryesia e Këshillit Evropian në Bruksel Maqedonisë i dha statusin kandidat për antarësim në Bashkimin Evropian;
  • Në 30 Tetor 2007 u nënshkruan: Marrëveshja financiare mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të bashkësive Evropiane për Programin Nacional për vitin 207 në kuadër të instrumentit për ndihmë para aderimit (IPA) dhe Marrëveshja kornizë mes Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të bashkësive Evropiane për rregullat e bashkëpunimit lidhur me ndihmën financiare. Republika e Maqedonisë është vendi i parë në rajon projektet e të cilit u miratuan nga Komisioni Evropian dhe vendi i parë në rajon i cili nënshkruajti Marrëveshjen financiare me të cilën u mundësua shfrytëzimi i mjeteve nga fondet IPA.
  • Në shkurt 2008, Këshilli miratoi Partneritetin për qasje për Republikën e Maqedonisë, i cili konfirmon prioritetet kyçe për zhvillim si dhe sferat të cilat kanë nevojë për arritje më të mëdha në procesin e aderimit;
  • Që nga tetori i vitit 2009, në përputhje me progresin e arritur të Republikës së Maqedonisë në përputhjen e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, progresin në përmbushjen e kriteriumeve politike, përputhjen me legjislacionin Evropian si dhe progresin në lidhje me të gjitha sferat lidhur me dialogun për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian rekomandoi nisje të bisedimeve për antarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian;
  • Në Tetor 2009, Komisioni Evropian dha propozim për kalim në fazën e dytë të implementimit të MSA;
  • Në 19 Dhjetor 2009, në përputhje me progresin e vendit në sferën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe përmbushjen e standardeve në kuadër të dialogut për liberalizim të vizave, rezhimi i vizave për Republikën e Maqedonisë u ndërpre;
  • Në 15 Mars 2012 - Filloi Dialogu për qasje në nivel të lartë i udhëhequr nga Krzetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski dhe Komesari përgjegjës për zgjerim Shtefan Fzle. Dialogu krijoi dinamikë në procesin reformues për qasje në Bashkimin Evropian përmes përforcimit të besimit dhe rritjes së perspektivës evropiane të vendit, dhe i njëjti lshtë fokusuar në sfidat krzesore në këto 5 sfera: liria e të shprehurit në mediume, mbiyotërimi i të drejtës, reforma në administratën publike, reformat zgjedhore dhe përforcimi i ekonomisë së tregut. deri tani janë mbajtur 4 takime të dialogut për qasje.

 

Share!
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.