BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Procesi i përkthimit
Procesi i përkthimit

Sektori për përgatitjen e versionit kombëtar të Acquis communautaire (e drejta per aderim ne Bashkimin Evropian) është trup qendror koordinues përgjegjës për:

  • Përkthimin dhe koordinimin e procesit të hartimit të versionit kombëtar të së drejtës së Bashkimit Evropian,
  • Përkthimin dhe koordinimin të procesit të përkthimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë në njërën nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian,
  • Përkthimin dhe koordinimin e procesit të përkthimit të dokumenteve tjera me rëndësi për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë,
  • Vëzhgimin dhe ecurine e zhvillimit të çështjeve gjuhës si mjet komunikimi, në drejtimin e përmbushjes së kritereve për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në domenin gjuhësor.

Sektori për përgatitjen e versionit kombëtar të Acquis communautaire ndër të tjerash, funksionet e lartpërmendura i kryen në përputhje me Udhëzimin që ka të bëjë me përkthimin e akteve juridike dhe dokumenteve tjera nga ana e Sekretariatit për çështje evropiane – Sektori për përgatitjen e versionit kombëtar të acquis communautaire )

Sektori për përgatitjen e versionit kombëtar të Acquis communautaire është i përbërë nga dy seksione apo njësi:

1. Seksioni për përkthim dhe koordinim të procesit përkthyes, përgjegjës për:

  • analizë të kërkesës për përkthim,
  • përgatitjen e planit për përkthim,
  • përgatitjen e dokumenteve për përkthim,
  • përkthimin e dokumenteve,
  • dorëzim dhe koordinim të qarkullimit të dokumenteve ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e përgatitjes së versionit kombëtar të Acquis communautaire, përkthimin e akteve juridike të Republikës së Maqedonisë dhe akteve tjera me rëndësi për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.
  • dorëzim dhe koordinim të qarkullimit të dokumenteve ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e përgatitjes së versionit kombëtar të Acquis communautaire, përkthimin e akteve juridike të Republikës së Maqedonisë dhe akteve tjera me rëndësi për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.
  • udhëheqje të evidencës për lëvizjen e akteve,
  • azhurnimin e bazës të së dhënave, dhe përgatitjen e udhëzimeve për rregullimin e tërë procesit dhe rolin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e përgatitjes së versionit kombëtar të Acquis communautaire, përkthimin e akteve juridike të Republikës së Maqedonisë dhe akteve tjera me rëndësi për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

 

 

2. Seksioni për revizion dhe terminologji, përgjegjës për:

  • revizionin (rishikimin) gjuhësor të akteve dhe dokumenteve,
  • harmonizimin e terminologjisë,
  • vëzhgimin e kualitetit të përkthimeve të akteve juridike të BE-së dhe të R. M.-së,
  • përgatitjen e doracakëve,

 

(Doracak për përthimin e akteve juridike të Bashkimit Evropian – botimi i dytë)
(Doracak për përkthimin e akteve juridike të Republikës së Maqedonisë – botimi i parë)

  • si dhe mirëmbajtjen freskimin e bazës terminologjike të së dhënave.

Në punën e Sektorit për përgatitjen e versionit kombëtar të Acquis communautaire janë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të jashtëm nga ministritë përkatëse, organet e administratës shtetërore, institucione shkencore dhe arsimore si dhe pjesëmarrës të tjerë.

I tërë procesi i përgatitjes së versionit kombëtar të së drejtës së Bashkimit Evropian si dhe përkthimi i legjislacionit i Republikës së Maqedonisë me të gjitha aktivitetet e parashikuara dhe të planifikuara, ku nevojiten resurse financiare dhe njerëzore, është paraqitur në Planin strategjik për përgatitjen e versionit kombëtar të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe të përkthimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë, i cili është në fazën e konsultimeve për t’u implementuar ne periudhën 2011 – 2013

Baza e të dhënave të Sektorin për përgatitjen e versionit kombëtar të Acqis communautaire :

1. Regjistri për vëzhgimin e procesit të perkthimit te akteve juridike të Bashkimit Evropian (Translation register)
2. BE-terminologjia dhe korpusi në Internet (Term Base)
3. Terminologjia

Share!
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.