BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: Presidenca Finlandeze me BE-në në përgjithësi qëndron pas integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut
14:13, Thursday, August 15, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Republikën e Finlandës kishte takime të ndara me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen dhe Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto.

Tema kryesore e takimeve ishin pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe aktivitetet dhe mbështetja nga ana e Republikës së Finlandës në kuadër të Presidencës finlandeze me Bashkimin Evropian, në kontekst të vendimit të ardhshëm për fillimin e negociatave në tetor këtë vit.

Finlanda është mbështetës i qëndrueshëm dhe shumëvjeçar i procesit të zgjerimit, por në takimet e sotme bëmë hap më shumë- unë mora bindje të fuqishme nga ministrat për rolin e tyre aktive në periudhën e ardhshme, në kuadër të kompetencave të tyre si kryesues të Bashkimit Evropian, për finalizim të suksesshëm të procesit të integrimeve evropiane të vendit përmes vendimit për fillimin e negociatave me BE-në në tetor këtë vit- theksoi Osmani, duke e riafirmuar qëndrimin e Qeverisë për përkushtim në përgjithësi drejt agjendës evropiane, me motivim të fuqishëm për mënjanim të të gjitha pengeseva potenciale të cilët do të mundnin ta pengojnë këtë proces.

Në takim me Ministrin Havisto, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga mbështetja e përsëritur dhe përkushtimit në procesin për fillimin e negociatave në kuadër të presidencës Finlandeze me BE-në.

Në fjalën e tij për mediat Osmani iu referua edhe ngjarjeve të fundit në vend duke theksuar bindjen në përgatitjen dhe pjekurinë e institucioneve për tu treguar të qëndrueshëm dhe ta zbatojnë parimin e sundimit të së drejtës. Procedura e filluar për rastin Zhvatja nga ana e Prokurorisë Publike është konfirmim se sistemi është plotësisht funksional, dhe pres që në këtë proces të mos ketë lëshime për asnjë, që paraqet kusht të vetëm ta kthejmë besimin tek qytetarët, por edhe ta arsyetojmë besimin e dhënë tek miqtë dhe mbështetësit tanë në Union, si që është Finlanda theksoi Osmani.   

Në kuadër të vizitës në Finlandë, Osmani mbajti takime me përfaqësuesit e Komitetit të Madh (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit Finlandez, të kryesuar nga Zëvendëskryetari i Parë i Parlamentit, Jani Makela, si dhe në Drejtorinë për autonomi dhe barazi, pran Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Finlandës, ku mbajti takim me Korina Tamenma, përfaqësuese e lartë për çështje gjuhësore.

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.