BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E GJITHË RAJONIT
15:05, Tuesday, July 30, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot mbajti takim të përbashkët pune me Zëvendësministrin për Vetëqeverisje Lokale, Dejan Pavleski dhe me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në të cilën diskutuan për thirrjen e parë për propozim projektet në kuadër të Programit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë 2016 2020.

Nga 3,5 milion euro të planifikuara me Programin IPA 2 2016-2020, me këtë thirrje të parë të shpallur javën e kaluar, fillon realizimi i 1,2 milion eurove.  Kjo gjithsesi nuk paraqet një shumë të madhe të mjeteve, por fakti që bëhet fjalë për thirrje të parë për bashkëpunim ndërkufitar, flet shumë. Që këtu edhe e ndjeva të nevojshme tu bëj thirrje palëve të interesuara, ti shqyrtojmë mundësitë dhe potencialet që qëndrojnë para nesh në aspekt të bashkëpunimit ndërkufitar, theksoi Osmani. Më pas Zëvendëskryeministri Osmani vlerësoi se përmes realizimit të përshtatshëm të gjithë këtyre mjeteve, nënkupton përmirësimi i jetës së banorëve që jetojnë në zonat kufitare, si dhe kontribut në zbatimin e agjendës për lidhje (agjendë të konektivitetit), si një prej elementeve më të rëndësishme në realizimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal.

Inkurajoj komunat të cilët mund të marrin pjesë në thirrjen të aplikojnë, theksoi Zëvendësministri për Vetëqeverisje Lokale, Dejan Pavleski, duke shtuar se komunat e planifikimit rajonal veri- lindje janë ndër më pak të zhvilluarat në vend, dhe kjo paraqet një mundësi  për përmirësimin e zhvillimit të tyre.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Frenk Jamat potencoi se në këtë zonë ku jetojnë rreth 700 000 banorë, përmes realizimit të dy prioriteteve kyçe zhvillimit ekonomik, që i përfshin forcën e punës, mobilitet dhe përfshirje sociale, si dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, do të jetë përfitim edhe për banorët edhe për bizneset, sepse, siç tha, dy vendet janë partner tregtar të rëndësishëm.  

Në vazhdim të takimit u diskutuan edhe potencialet dhe mundësitë për avancimin e shfrytëzimit të mjeteve të IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar përmes realizimit të projekteve për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal, turizmit, arsimit dhe transportit lokal.

Share!
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
U mbajtën tre sesione informative për thirrjen për ndarje të granteve për organizata civile dhe media për projekte për BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.