BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NGA SHKUPI PËR PRISHTINË PËR MË PAK SE NJË ORË
12:57, Thursday, July 25, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si koordinator i Qeverisë për implementimin e projektit Shkup- Bllace, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov sot publikisht prezantuan shpalljen e tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës Shkup- Bllace.

Si koordinues i projektit, më paraqet nder të veçantë që sot mund ta bëjmë publik fillimin e projektit Shkup Bllacë, një ndër prioritetet më të rëndësishme infrastrukturore të Qeverisë, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të lidhet me autostradë me Republikën e Kosovës, theksoi Osmani, duke iu referuar publikimit të sotëm të tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës në gjatësi prej 2 kilometrash, duke filluar nga kufiri drejt Shkupit.

Osmani rikujtoi edhe Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Poznan, Poloni, në fillim të muajit, ku në kuadër të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) u siguruan 27 milion euro (27,2) grante, respektivisht mjete të pakthyeshme nga ana e Bashkimit Evropian, të parapara për financimin e pjesës së dytë të trasës rrugore, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.

Me ndërtimin e autostradës, dhe lidhjes së saj me autostradën Prishtinë- Bllacë, lidhshmëria kohore mes Shkupit dhe Prishtinës zvogëlohet prej më shumë se dy orë - në më pak se një orë, me çka Shkupi dhe Prishtina edhe në kuptim thelbësor do të bëhen kryeqytetet më të afërta në Ballkan theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e këtij projekti, si në aspektin ekonomik, për avancimin e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ashtu edhe në aspektin politik dhe shoqëror, në drejtim të lidhjes së vendeve dhe popujve të rajonit, theksoi Osmani.

Autostrada e ardhshme do të ndërtohet sipas standardeve Evropiane me 2 korsi për vozitje dhe 1 për ndalim të detyrueshëm në një drejtim. Gjerësia e korseve për vozitje janë nga 3,5m, ndërkaq korsi i ndalimit të detyrueshëm është 2,75m respektivisht gjerësia e përgjithshme e asfaltit të korsisë në një drejtim është 10,25m., theksoi Drejtori i NPRrSh, Zoran Kitanov, duke potencuar se afati i fundit për ofertat për tenderin i cili do të publikohet sot, për fazën e parë të autostradës PK Blacë deri në f. Blacë në gjatësi prej 2km., do të jetë deri me 04 Shtator këtë vit. Kitanov theksoi se në aksin është paraparë të ndërtohet një nyje lidhëse për kyçje të fshatit Blacë dhe rrugës magjistrale ekzistuese si dhe theksoi se janë projektuar dy rreth rrotullime për arsye të lidhjes me terminalin doganor Blace dhe magjistrales ekzistuese, për të cilën theksoi se do të shërbejë si rrugë alternative.

Share!
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
U mbajtën tre sesione informative për thirrjen për ndarje të granteve për organizata civile dhe media për projekte për BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.