BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: SUKSESI I MAQEDONISË SË VERIUT NXITJE EDHE PËR VENDET TJERA PËR TË PËRDORUR MOMENTUMIN EVROPIAN
11:59, Tuesday, June 04, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë në Shkup ,,Zgjerimi i BE-së në udhëkryq

,,Shumë herë kam thënë se orientimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së nuk është për arsye gjeografike, historike apo ekonomike, por qëllimi është që të ndërtohet partneritet strategjik afatgjatë, përkatësisht mënyrë se si të ndryshohen vendet e Ballkanit, ndërsa BE të na pranojë si të barabartë, theksoi Osmani, duke e quajtur këtë proces mision që duhet ende për tu plotësuar.

,,Këtë vit morëm raportin më pozitiv deri më tani nga Komisioni Evropian, i cili reflekton reformat e realizuar dhe progresin e arritur. Sikur edhe vet ta shkruaja Raportin, nuk do të ishte aq pozitiv do të mendonit që jam i njëanshëm dhe po ekzagjëroj. Megjithatë këtë Raport e shkruajnë profesionistë të cilët e ndjekin përparimin tonë në baza ditore dhe vlersojnë gjithçka që kemi arritur, potencoi Osmani, duke theksuar se ky sukses dhe njohje nuk janë dhuratë, por meritë e fituar me shumë përkushtim, me shumë punë, udhëheqje të guximshme në dy vitet e fundit, por edhe me vlerën e akumuluar të rëndësishme gjatë një dekadë e gjysmë së kaluar.

,,Ky vit i 2019 është një pikë kthesë për Bashkimin Evropian, por më lejoni të shtoj një vit vendimtar për ne vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi një shansë të papërsëritshme për të përdorur fokusin e Evropës që synon konsolidimin e kontinentit për të krijuar vlerë të qëndrueshme për ne, për shoqëritë tona, për gjeneratat e ardhshme. Në këtë drejtim, suksesi i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë nxitje për vendet tjera të rajonit për tu bashkuar  me valën evropiane dhe për të përdorur këtë momentum evropian përfundoi Osmani.

Konferenca Ndërkombëtare është nën organizimin e ish-Kryetarit Branko Crvenkovski dhe Klubit të Podgoricës, në të cilën marin pjesë Kryetarë dhe Kryeministra të mëparshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Sërbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Share!
Lajme
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
OSMANI: ABSORBIMI I SUKSESSHËM I MJETEVE TË IPA-S ËSHTË SHTYTËSI THEMELOR I PERSPEKTIVAVE EVROPIANE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.