BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Mbështetje e fuqishme nga ana e Italisë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut
18:15, Thursday, May 30, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Italisë, mbajtën takim me Ministrin për Punë të Jashtme, Enco Moavero Milanezi, si dhe Kryetarin e Komitetit për Marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin italian, Luçano Dalfonso.

Sjellim lajme të mira nga Shkupi, Raport i Komisionit Evropian që pasqyron me saktësi përparimin reformues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me një mesazh të qartë dhe pa hamendje nga ana e Komisionit, për gatishmërinë e plotë të vendit për fillimin e negociatave theksoi Osmani deri tek bashkëbiseduesit. Në vazhdim, referoi edhe për përparimin reformues në fushat kyçe që janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian nga viti i kaluar, që synojnë në përmbushjen e plotë të detyrimeve të ndërmarra, si bazë për fillimin e negociatave me Unionin këtë vit.

Me Raportin fituam edhe një konfirmim të fortë dhe shumë të rëndësishëm që Maqedonia e Veriut është duke shkuar në rrugën e duhur. Jemi krenar për të arriturat. Njohja e suksesit tonë, me fillimin e negociatave të pranimit këtë vit, do të jetë një mesazh inkurajues dhe i qartë për të gjithë rajonin, por gjithashtu edhe konfirmim i besueshmërisë dhe ndikimit të BE-së në Ballkan. Sigurisht, mbështetja nga Italia dhe vendet tjera anëtare do të jetë vendimtare për një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Siç thotë edhe thënia italiane të jemi bashkë është fillimi, të mbahemi së bashku është përparim, ndërsa të punojmë së bashku është sukses. Ne do të vazhdojmë të punojmë që suksesi ynë të jetë i përbashkët me miqtë tanë nga BE, theksoi Dimitrov.

Në takimet në Romë, ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov, shprehën mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë bindje të forta nga ana e Ministrit Milanezi dhe Senatorit Dalfonso, se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të samitit të ardhshëm të qershorit në BE.

Nga Italia, Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, vazhdojnë në vizitë bilaterale në Mbretërinë e Belgjikës, , ku do të takohen me Ministrin për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane, Didie Rejnders.

Share!
Lajme
OSMANI:TË GATSHËM JEMI PËR SFIDËN TË CILËN E SJELLIN BISEDIMET ADERUESE -MUNDË TË FILLOJNË MENJËHER
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.