BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim Angelovska-Bezhoska - Osmani: Banka Popullore është e angazhuar për proceset e integrimit evropian
17:30, Monday, May 20, 2019

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska zhvilloi një takim pune me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani. Takimi pasoi pas Dialogut të sivjetshëm Ekonomik dhe Financiar ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në të cilin u miratuan konkluzione të cilat përmbajnë vlerësime pozitive për pozicionimin e politikës monetare në vendin tonë, dhe në përgjithësi, për angazhimet e Bankës Popullore për përmbushjen e udhëzimeve të BE-së të dhëna vitin e kaluar lidhur me Programin për Reforma Ekonomike.

Republika e Maqedonisë së Veriut është përpara hapit historik për të filluar negociatat e anëtarësim në BE, i cili do të jetë një nga operacionet më të mëdha administrativo-shoqërore për transformimin e të gjithë segmenteve dhe aspekteve të jetesës shoqërore në pajtim me rregullat, standardet dhe vlerat evropiane - theksoi Osmani, duke iu referuar nevojës për përfshirje dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të shoqërisë në kuadër të këtyre proceseve.

Në takim u theksua se Banka Popullore jep një kontribut të madh në zbatimin e programeve të reformave kombëtare të cilat janë vendimtare për euro-integrimin e vendit dhe se rregullativa dhe praktikat e veprimtarisë së bankës qendrore në vendin tonë karakterizohen me një shkallë të lartë të harmonizimit me ato evropiane.

Ne jemi të vendosur që si bankë qendrore të japim kontribut maksimal në përafrimin e ekonomisë tonë drejt familjes evropiane, jemi të angazhuar dhe punojmë vazhdimisht për harmonizimin e rregullativës që është nën kompetencën tonë me rregullativën e BE-së. Do të veçonim ndryshimet në legjislacion sa i përket sistemit bankar, të cilat janë në funksion të forcimit të mëtejshëm të stabilitetit financiar, si dhe ndryshimet lidhur me shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave. Jemi vazhdimisht të angazhuar në harmonizimin e statistikës së bankës qendrore me kërkesat evropiane. - theksoi, ndër të tjera Angleovska-Bezhoska në takimin e mbajtur me qëllim të këmbimit të mendimeve dhe informatave për etapat e mëtejshme të proceseve të integrimit evropian në të cilat Banka Popullore do të jetë e kyçur në mënyrë aktive.

 Banka Popullore, si një institucion i pavarur nën juridiksionin së të cilës është politika monetare, është një nga institucionet kryesore prej të cilave pritet të kontribuojnë në krijimin e strukturës negociuese dhe përgatitjen e shtetit për sfidat e negociatave, veçanërisht në pjesën e kapitujve ekonomikë - theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në kuadër të të ashtuquajturit skrining shpjegues, në kuadër të të cilit tanimë janë hapur disa kapituj nga sfera e ekonomisë. Në procesin e aderimit në BE, banka qendrore merr pjesë aktive me përfaqësuesit e saj në strukturën kombëtare negociuese në pesë kapituj të legjislaturës evropiane. Në takimin e sotëm u theksua se në kontekst të përshpejtimit të pritur të proceseve të integrimit evropian, Banka Popullore do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj që të mund edhe më tej të japë kontribut maksimal në rrugën evropiane të vendit tonë. 

Në diskutimin e guvernatores dhe zëvendëskryeministrit, rëndësi e veçantë iu kushtua projekteve të cilat i financon BE-ja dhe janë të lidhura me aktivitetet për përgatitje të vendit për anëtarësim në Bashkim. Banka Popullore, ndër të tjera, tanimë merr pjesë në Programin Rajonal dyvjeçar që synon forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Bashkëbiseduesit theksuan se fillimi i implementimit të Twinning projektit (projekt binjakëzimi) Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në SEBQ. Ky projekt, për të cilin Banka Popullore aplikoi me mbështetje të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe për të cilin BE ndau 600.000 euro, planifikohet të fokusohet në sistemet e pagesave, mbikëqyrjen bankare, statistikën dhe kërkimet e bankës qendrore.

Në fund të takimit, Angelovska-Bezhoska dhe Osmani shprehën kënaqësinë e suksesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, për të cilën theksuan se krijon potencial të jashtëzakonshëm për lidhjen ekonomike të vendit me vendet anëtare të Bashkimit, si një bazë e rëndësishme në krijimin e kushteve dhe potencialit për hyrje më të lehtë të investimeve të huaja direkte që vijnë nga Bashkimi, dhe në përgjithësi, për promovimin e shkëmbimit ekonomik me BE-në.

Në periudhën e ardhshme, bashkëpunimi ndërmjet Bankës Popullore dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane do të jetë edhe më intensiv, me qëllim trajtimin e duhur të një pjese të sfidave të vendit tonë në kuadër të proceseve të integrimit evropian.

Share!
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
U mbajtën tre sesione informative për thirrjen për ndarje të granteve për organizata civile dhe media për projekte për BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.