BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NDËRTOJMË AUTOSTRADË MES MAQEDONISË DHE KOSOVËS, DUKE KRIJUAR ARDHMËRI PËR DY VENDET
12:14, Friday, January 11, 2019

Sot, në Sekretariatin për Çështje Evropiane u shënua fillimi i ndërtimit të projektit të autostradës Shkup Bllacë, hyrja Stenkovec, ku fjalët e tyre kishin Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, përfaqësuesi i kompanisë dhe tim lideri i projektit, Martin Osborn, si dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.

Më në fund po i vendosim pikë ndërlidhjes së autostradës mes Maqedonisë dhe Kosovës, duke shënuar fillimin zyrtar të projektit Shkup Bllacë theksoi Osmani, duke e potencuar se ky projekt ka rëndësi strategjike për vendin tonë, nga disa arsye: si projekt me të cilin ndërlidhet Shkupi dhe Prishtina me autostradë; projekt që paraqet pjesë të ashtuquajtur konektiviti agjendë për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor; si dhe autostradë që do të mundësojë avancimin e shkëmbimit tregtar, do të sigurojë potencial për progres ekonomik, potencial për biznesin etj.

Me këtë projekt, jo vetëm që Maqedonia dhe Kosova bëhen fqinj më të afërt, por dy vendet krijojnë korridore për avancimin e ndërlidhjeve evropiane, duke ndërtuar ardhmëri evropiane për dy vendet theksoi Osmani. Ai potencoi se për këtë projekt tani më është siguruar grand nga 1,3 milion eurosh mjete të IPA-s që janë të pakthyeshme; për ndërtimin e rrugës është kërkuar mbështetje financiare në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nga 27 milion eurosh, si dhe mjete të pakthyeshme; për pjesën e mbetur, Osmani theksoi huan e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një ndër financuesit kryesor të këtij projektit.

Në konferencën për shtyp fjalët e tyre kishin edhe Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, si dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.Ata theksuan se për realizim më të shpejtë të projektit, ndërtimi i autostradës Shkup Bllacë është ndarë në dy pjesë, me qëllim për përfundim sa më të shpejtë të projektit dhe fillimin e punëve ndërtimore të pjesës më të shkurtë. Pjesa e parë, në gjatësi prej rreth 2.0 km, fillon nga pika kufitare Bllacëderi në hyrjen e parë Bllacë, respektivisht lidhja me rrugën lokale drejt f. Bllacë, për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e të cilit mjetet janë siguruar nga buxheti i NP për Rrugë Shtetërore dhe realizimi i të cilit pritet që sa më shpejtë të fillojë. Pjesa e dytë, është nga hyrja Bllacë deri në Shkup (hyrja Stenkovec), në gjatësi prej 10,5km., siç sqaruan folësit, paraqet projekt të komplikuar ndërtimor, ku janë paraparë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometrash, 8 urra dhe objekte tjera. Realizimi i këtij projekti pritet të zgjasë 3 vite.

Share!
Lajme
OSMANI: SINJALE POZITIVE NGA BRUKSELI- PROCESI I ZGJERIMIT SËRISH KTHEHET LARTË NË AGJENDË
OSMANI: LLOJAN- MIRATOVC BËHET SIMBOL I PROGRESIT TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL
OSMANI: BALLKANI PERËNDIMOR PRET ANËTARËSIM TË PLOTË NË BE
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.