BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
GABER: INICIATIVAT PËR NDËRLIDHSHMËRI JAPIN REZULTAT BALLKANI SHPEJTË PO NDËRLIDHET ME EVROPËN
15:58, Thursday, June 28, 2018

Sot, në Shkup, u mbajt takim rajonal koordinues  shumë shfrytëzues  i IPA-s  ku fjalën e tyre kishin  Sekretarja Shtetërore z-nja Kalinka Gaber, Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor nga DG NEAR z-nja Genoveva Ruis Kalavera dhe Kolin Volf shef i Departamentit për Bashkëpunim Rajonal në DG NEAR.

Duke iu referuar angazhimit të dëshmuar të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së drejt politikave të zgjerimit, e cila u  konfirmua në një takim të mëparshëm të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg, Sekretarja Shtetërore  Gaber theksoi fuqinë transformative të procesit të aderimit, jo vetëm në aspektin e përmbushjes se agjendës së brendshme reformuese, por edhe në progresin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Vendet e Ballkanit Perëndimor, më shumë se kurrë, janë të gatshëm të bëhen bartës të iniciativave rajonale për bashkëpunim, dhe fuqishëm të bindur se  për përpjekjet e përbashkëta do të kontribuojnë në realizimin e suksesshëm të agjendave të tyre, si dhe agjendën e përbashkët reformuese, theksoi Gaber.

Duke  uruar shtetin për rezultatet e arritura dhe rrugën e hapur drejt nisjes së negociatave për anëtarësim, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor nga DG NEAR z-nja Genoveva Ruiz Kalavera theksoi se Drejtoria, në bashkëpunim  me Delegacionit e Komisionit Evropian në Shkup, dhe në përputhje me konkluzionet nga takimi i fundit i mbajtur në GAK, nga sot do të fillojë punët për përgatitjen  dhe ngritjen e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë dhe KE-së në nivel më të lartë.

Në kuadër të diskutimeve plenare në një seancë të mbyllur, fokusi ishte në programimin e fondeve për 2019 dhe 2020 dhe në iniciativat rajonale në përputhje me Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor. U diskutuan edhe mundësitë për monitorimin dhe shfrytëzimin e këtyre fondeve  dhe orientimin e tyre më cilësore drejt prioriteteve reformuese në procesin e integrimit evropian të rajonit.

Share!
Lajme
OSMANI: MBËSHTETJA PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE HAS MBËSHTETJE MË TË MADHE NGA QYTETARËT
NDIHMA FINANCIARE NGA MBRETËRIA E NORVEGJISË VJEN NË MOMENTIN E DUHUR DHE NË VENDIN E DUHUR
OSMANI: INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE FORCOJNË MIQËSINË MES DY VENDEVE
OSMANI: BE-ja E FUQISHME EFIKASE GARANCI E STABILITETIT TË EVROPËS SË BASHKUAR
OSMNI: INTEGRIMI NË BE PARAQET INTERES TË PËRBASHKËT PËR NJË EVROPË MË STABILE, MË TË FUQISHME DHE MË TË SIGURTË
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.