OSMANI: PROGRESI NË MARRËDHËNIET E NDËRSJELLA DO TA TRASOJË RRUGËN PËR THELLIMIN E MIQËSISË MES DY VENDEVE
Zëvendëskryetari i
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot
në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadorin
e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, me rastin e përfundimit të
mandatit të tij.
“Maqedonia dhe Kosova
realizuan progres të rëndësishëm ne marrëdhëniet e ndërsjella periudhën e
kaluar, duke trasuar rrugën për thellimin e miqësisë mes dy vendeve” theksoi
Osmani, duke i shprehur falënderim ambasadorit Hysa, për kontributin e tij në
ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.
Në vazhdim,
bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga progresi i realizimit të projekteve të
përbashkëta, ne veçanti në pjesën e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar,
financuar nga fondet e IPA-s të Bashkimit Evropian, duke potencuar këtu edhe
njërën ndër sukseset më të rëndësishme dhe vendosjen e gurthemelit të kalimit
të përbashkët kufitar Belanoc- Stançiq. Në kontekst të lehtësimit të
komunikimit mes dy vendeve, bashkëbiseduesit përshëndetën edhe progresin e
projektit të autostradës që lidh Shkupin dhe Prishtinën, me çka dy vendet
formalisht do të bëhen fqinj më të afërt.
Bashkëbiseduesit gjatë
bisedës edhe një herë potencuan se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të
hapura, por kanë qëllime të përbashkëta, për të cilat së bashku do të punojnë –
anëtarësim në BE dhe NATO.