BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: ME PROJEKTE TË PËRBASHKËTA NDËRTOJMË TË ARDHMEN E PËRBASHKËT
16:05, Monday, June 11, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e vendkalimit të ri,  përbashkët kufitar, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës- Bellanoc- Stançiq", më çrast , kishte edhe fjalimin e tij drejtuar publikut.

Sot vendosëm gurthemelin në vendkalimin e përbashkët kufitar dhe për një objekt shprehimisht të përbashkët të të dyja shteteve, e bënë këtë projekt më një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm politik edhe për marrëdhëniet e shkëlqyerat mes dy vendeve, të cilat me këso  projektesh sa vijnë e po thellohen tha Osmani. Në vazhdimësi Osmani vuri në pah edhe rëndësinë që e ka ky projekt për popullatën lokale të komunës së  Likovës në Maqedoni  si dhe të Gjilanit në Kosovë, por në përgjithësi edhe për popullatën vendore të kësaj ane.

Përmes  këtij vendkalimi ka për tu lehtësuar qarkullimi i përbashkët i qytetarëve të këtyre komunave dhe komunave fqinje, gjë që është parakusht edhe për rritjen e shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes këtyre zonave, potencial i fuqishëm për të bërë biznes e për të siguruar mirëqenie e prosperitet ekonomik. Pra  ky objekt  ,ka për të reflektuar në rritjen e treguesve ekonomik tregtar të bashkëpunimit dypalësh, me benifite evidente për të dyja shtetet dhe qytetarët- theksoi Osmani.

Osmani vuri në dukje edhe rëndësinë e posaçme që ka ky projekt për Shqiptarët nga dyja anët e kufirit dhe si i tillë është një urë më shumë për  komunikim   të afërt e pa barriera mes shqiptarëve të këtyre anëve për shkëmbime më të lehta ekonomiko-tregtare e kulturore, por edhe për mbajtjen gjallë të lidhjeve miqësore e familjare.

Në vazhdimësi Osmani u rikhtye edhe në projektet ndërkufitare të përbashkëta mes Maqedonisë  dhe Kosovës, më financime nga projektet e Bashkimi Evropian, për bashkëpunim  ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës aktualisht po punohet në projekte që kapinë vlerën prej disa miliona eurosh dhe qe shtrihen deri në vitin 2020. Të saktësoj, nuk janë para tona. Nuk janë para të taksapaguesve të Maqedonisë e as të Kosovës, por janë mjete të taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë parë të udhës që të vendosin  që këto mjete është më mirë të shfrytëzohen këtu ,tek ne, se në shtetet e veta- shtoi Osmani, më pas duke shprehur mirënjohje të thellë Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, përmes Ambasadorit Evropian  të Maqedonisë dhe Kosovës, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova.

Në vendosjen e gurthemelit të pikëkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, përskaj Zëvendskryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj ,morën pjesë edhe Ambasadorët e Europës Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova, ministra nga Qeveritë e dy vendeve, si dhe kryetarët e komunave lokale të dy vendeve.

Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.